Pasditen e sotme, ambasadori austriak Johhan Sattler ka zhvilluar një takim me kreun e bashkisë së Korcës. Pas këtij takimi nuk ka munguar as fjala e tij lidhur me situatën politike në vend. Fillimisht Sattler është shprehur për reformën në drejtësi si dhe procesin e vettingut të cilët i konsideron me pak vonesë por drejt rrugës së duhur. 

Besoj se kur flitet për reformën në drejtësi duhet te hedhim një shikim që kur filluam para 4 vitesh. Ndërkohë është shndërruar 1/3 e Kushtetutës, u hartuan 40 ligje të reja. Ndërkohë që ndodhemi në procesin e vettingut, me pak vonesa të vogla por une jam i mendimit që shume shpejt do arrijmë në rrugën e duhur.

Johhan Sattler

 

I pyetur në lidhje me rolin e opozitës Sattler ka theksuar se duhet të jetë e besueshme, si edhe të ofrojë alternativa dhe opsione të tjera. 

Aty ku hahet bëhen thërrime, kjo do të thotë se aty ku punohet bëhen dhe gabime. E rëndësishme është që drejtimi të jetë ai i duhuri, dhe që shumë shpejt të kemi një sistem drejtësie shumë më të mirë se ai i 25 viteve të fundit.

Johhan Sattler

Në përfundim të fjalës së tij, ambasadori austriak ka shprehur keqardhje për seancën e fundit parlamentare dhe për mosarritjen e një kompromisi mes palëve. Megjithatë është i bindur se do të gjendet një gjuhe të përbashkët.
 

Më vjen keq që në seancën e fundit parlamentare nuk u arrit në një kompromis. Por jam i bindur që do të ketë një mënyrë për të arritur një kompromis dhe për të gjetur një gjuhë të përbashkët.

Johhan Sattler