Politikanët shqiptarë duhet të dëgjojnë Komisionin e Venecias. Kështu u shpreh ambasadori britanik Duncan Norman gjatë një vizite në qytetin e Kukësit.

Takimi i ambasadorit në Kukës është pjesë e vizitave në qytete të ndryshme të vendit për të kuptuar më mirë politikën dhe ekonominë shqiptare përtej kryeqytetit.

Politikanët shqiptarë duhet të dëgjojnë Komisionin e Venecias. Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe integrimin në Bashkimin Europian. Këto vizita më japin mundësinë të shkëmbej mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe lidhjet mes dy vendeve”, u shpreh Norman.
 
Gjatë vizitës së tij ambasadori u takua me autoritete lokale, përfaqësues të partive e të Policisë së Shtetit si dhe me deputetë.

ambasadori britanik
ambasadori britanik
ambasadori britanik
ambasadori britanik


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com