Ambasadori i ri i Iranit, Berishës: Na
vjen keq që strehove muxhahedinët
Ambasadori i ri i Iranit në Shqipëri, z. Majid Mozafari, i ka shprehur sot Kryeministrit në ikje, Berishës, keqardhjen që mirëpriti dhe strehoi muxhahedinët. Mozafari u prezantua sot tek Kryeministri në ikje, Sali Berisha.
TIRANE - Ambasadori i ri i Iranit në Shqipëri, z. Majid Mozafari, i ka shprehur sot Kryeministrit në ikje, Berishës, keqardhjen që mirëpriti dhe strehoi muxhahedinët. Mozafari u prezantua sot tek Kryeministri në ikje, Berisha, që i uroi uroi suksese në detyrë ambasadorit të Iranit.
Burimet zyrtare nga Këshilli i Ministrave bënë të ditur se, duke e falenderuar Kryeministrin shqiptar për pritjen, ai tha se “Irani nuk do të kishte dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të individëve të grupit Mojahedin-e-Khalq, të cilët ndodheshin në kampin “Liria” në Irak."
Nga ana e tij, Berisha i tha ambasadorit iranian se “ky vendim ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare. Por,”- siguroi ai, “nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve Iraniane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritete shqiptare.
Ne jemi të përkushtuar ,” - theksoi kreu i Qeverisë shqiptare – “t’u krijojmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qëllimit humanitar.”
Në përfundim, Berisha tha se “ishte plotësisht i vetëdijshëm në potencialin e madh që ekziston mes marrëdhënieve të Iranit dhe Shqipërisë, ndërsa uroi që Irani në interesin më të mirë të tij të zgjidh me transparencë dhe bashkëpunim të besueshëm, siç edhe vendet e tjera e kanë zgjidhur, kundërshtitë për problemin e armëve bërthamore dhe të eci në rrugën e kooperimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.”
Redaksia online
(Armanda Shtëmbari/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
28.2%
-
Keq
50.7%
-
Nuk e di
21.1%
Vota total: 71
Lajme të tjera
-
Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin
26 Prill, 09:24
-
Lufta/ Izraeli po grumbullon tanke në vendkalimin Rafah! Ushtria izraelite: Një civil i vrarë nga një sulm i Hezbollahut
26 Prill, 09:22
-
Revista kaliforniane: Zbuloni Rivierën Shqiptare dhe plazhet mahnitëse me ujëra bruz
26 Prill, 09:04
-
Zaloshnja: Gjeografia e simpatizantëve të 4 politikanëve kryesorë
26 Prill, 09:04
-
Me kokainë me vete, arrestohet 26-vjeçari në Shëngjin! Momenti kur policia e shtrin në tokë dhe i vë prangat
26 Prill, 08:50
-
Ilir Meta arrestohet në fundjavë?
26 Prill, 08:42
-
Ngeli shtatzënë brenda Big Brother apo jashtë? Sara Gjordeni flet për pritjen e ëmbël
26 Prill, 08:40
-
Mbretëria e Bashkuar nis testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës
26 Prill, 08:39
-
Expo-Albania, ja si do të jetë kompleksi për organizimin e panaireve, Rama: Xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë (VIDEO)
26 Prill, 08:18
-
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë
26 Prill, 07:56
-
Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trumpit?
26 Prill, 07:52
-
Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës
26 Prill, 07:32