Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorin e ri të Turqisë në Shqipëri, Baris. Ceyhun Erciyes.

Takimi u bë i ditur nga vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social X, ku publikoi një foto nga pritja dhe i uroi mirëseardhjen diplomatit turk.

“I lumtur të mirëpres ambasadorin e ri të Turqisë mike dhe vëllazërore”, shkroi Rama në postimin e tij në rrjetin social X.

Edhe Ambasada e Turqisë në Tiranë njoftoi për takimin, duke bërë të ditur se ambasadori Erciyes u prit nga kryeministri në kuadër të një vizite kortezie.

Sipas ambasadës, gjatë bisedës u vlerësua niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, ndërsa u theksua kënaqësia për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën ekonomike.

"Kryeministri i Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama, priti në një vizitë kortezie Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Sh.T.Z. Baris. Ceyhun Erciyes. Gjatë takimit, u vlerësua niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve dhe u vleresua ecuria e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Palët riafirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën ekonomike. Ambasadori Erciyes shprehu gjithashtu kënaqësinë për vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Ankara me rastin e Samitit të NATO-s" thuhet në njoftimin e Ambasadës turke. 

Baris Ceyhun Erciyes është emëruar ambasadori i ri në Ambasadën e Turqisë në Tiranë duke zëvendësuar Tayyar Kagan Atay që u emërua në këtë detyrë në vitin 2022.