Ambasadori japonez për Report Tv: Do të ofrojmë falas për Shqipërinë ilaçin që po përdoret kundër COVID-19

Japonia do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin "Avigan"  që po përdoret kundër covid-19 nga disa vende (lexo ketu). Gjatë një interviste për gazetaren Anduela Ndreu në emisionin  “Pa Protokoll” në Report  TV, ambasadori i Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, konfirmoi se  vendi i tij do të sigurojë këtë ilaç për 20 vende përfshirë këtu edhe Shqipërisë. Ambasadori tha se po bashkëpunohet dhe është në diskutime me qeverinë shqiptare, për të siguruar këtë ilaç edhe për Shqipërinë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS).

“Qeveria jonë ka vendosur që t’i sigurojë falas ilaçin "Avigan" në më shumë se 20 vendeve që duan të përdorin këtë medikament anti-gripal për të trajtuar pacientët me koronavirus ndërkohë që provat klinike vazhdojnë. Shqipëria është një ndër ato 20 vende të cilat do ta marrin këtë ilaç.

Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Japonia do t’i sigurojë sasi të caktuara të ilaçit "Avigan" atyre vendeve që dëshirojnë ta kenë këtë anti-viral, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë" tha ai.

Intervista e plotë
Eksperienca e Japonise eshte krejtesisht ndryshe krahasuar me mbare globin, kjo per shkak se: ju si shtet nuk moret masa drastike izolimi qe ne fillim e po ashtu nje shtet aq i madh sic eshte Japonia ka nje numer te ulet te personave te prekur dhe atyre qe kane humbur jeten. A e ka menaxhuar Japonia kete situate si nje gjendje normale gripale?
Ambasadori Ito:
Faleminderit për intervistën. Deri më sot Japonia ka raportuar 5530 raste të konfirmuara pozitive me COVID-19 dhe 99 vdekje. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta atyre familjeve në Shqipëri dhe në të gjithë botën që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur në rrethana të tilla tragjike. Dua gjithashtu t’i uroj një shërim të shpejtë atyre personave që aktualisht janë duke luftuar me këtë sëmundje.

Në Japoni, kemi një sistem mjekësor dhe testimi shumë të zhvilluar. Nga ana tjetër, njerëzit në Japoni kanë një nivel të lartë disipline dhe kanë gjithashtu zakonin të përdorin maska. Në një farë mënyre, numri i personave të infektuarve në Japoni nuk është i madh po të krahasohet me vendet e tjera Evropiane ose me Shtetet e Bashkuara. Sidoqoftë ne nuk mund të tregohemi neglizhentë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Siҫ e përmenda ne kemi një sistem mjekësor dhe testimi shumë të zhvilluar dhe ekspertët tanë në fushën e mjekësisë vendosën që Japonia të ndjekë rekomandimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sipas të cilës duhet t'i nënshtrohen testimit për virusin vetëm personat që dyshohen si të infektuar. Ky ka qenë rekomandimi fillestar i OBSH-së i cili deri tani nuk ka ndryshuar. Mendoj se qeveria shqiptare e ka ndjekur gjithashtu këtë rekomandim.

Ndersa  e gjithe bota mori vendimin per ti futur njerezit ne shtepi, Japonia nuk e ka bere kete. Vetem para dy ditesh u shpall gjendja e jashte zakonshme ne disa komuna? Pse kjo strategji? A mundet te kete pasoja ne popullate ky vendim i vonuar?
Ambasadori Ito:
Deri tani vonë, strategjia e zbatuar nga qeveria ka rezultuar efektive për  menaxhimin e përhapjes së koronavirusit. Autoritetet ishin në gjendje të identifikonin dhe izolonin me shpejtësi rastet e infektuara dhe vetëm para disa ditësh situata u përkeqësua dhe ne u detyruam të ndryshonim strategji.

Duke parë ndryshimin e situatës, në datën 7 prill, Kryeministri Abe shpalli gjendjen e emergjencës në formën e një izolim të butë një mujor. U mbyllën klubet e natës, pubet, shkollat, kafenetë dhe disa restorante. Por nga ana tjetër transporti publik është ende funksional. Autobusët dhe trenat ende funksionojnë normalisht dhe disa institucione vijojnë punën, megjithëse me personel të reduktuar në masën 70-80%.

Njerëzve ju është kërkuar të zvogëlojnë kontaktet mes tyre në masën 70-80%, pasi distancimi social besohet se ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit. Këto masa do të jenë në fuqi deri në datën 6 maj dhe unë shpresoj se ato do shërbejnë për të ulur në mënyrë drastike numrin e personave të prekur.

Këto masa nuk janë vendosur në të gjithë Japoninë?
Ambasadori Ito: Sipas vendimit këto masa do të zbatohen në 7 prefektura.

Per sa i perket planit ekonomik, cfare strategjie po ndjek Japonia? A ka vene ne dispozicion nje plan masash ekonomike per situaten?
Ambasadori Ito: Qeveria jonë miratoi të martën e kaluar paketën më të madhe të ndihmës ekonomike të shpallur deri më sot, me synimin për të lehtësuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit dhe njëkohësisht për të forcuar sigurinë e kompanive dhe familjeve në nevojë. Kjo paketë ndihme është afro 1 trilion dollarë e barabartë me rreth 20 përqind të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Paketa përmban pagesën e më shumë se 55 milion dollarëve për familjet dhe firmat e vogla dhe të mesme, të cilët po përballen me vështirësi. Për të mbrojtur punësimin, qeveria gjithashtu ka hartuar një paketë që lejon firmat e vogla dhe të mesme të marrin hua me zero përqind interes nga institucione private financiare.

Këto masa u sigurojnë kompanive në vështirësi një periudhë kohe gjatë të cilës nuk duhet të paguajnë taksa dhe tarifa të sigurimeve shoqërore për t'i ndihmuar ata të vazhdojnë funksionimin normal të biznesit. Qeveria gjithashtu planifikon të shpërndajë 2800 dollarë për familjet me të ardhura të vogla. Ne besojmë se ky plan do të mbështesë njerëzit dhe do rigjallërojë ekonominë.

Pra nuk është e vështirë për Japoninë të menaxhojë këtë situatë?
Ambassadori Ito: Besoj se ne mund ta menaxhojmë.

Nderkohe qe shkencetaret ne mbare boten po kerkojne vaksinen kunder COVID, Japonia e ka gjetur zgjidhjen e madje e ka ofruar falas kete ilac(Avigan) ne 20 vende te ndryshme. A eshte dhene ky ilac per keto vende dhe a eshte testuar si ilac qe sheron personat e prekur nga COVID 19?
Ambasadori Ito: Unë dua të sqaroj se Avigan nuk është një vaksinë, është një ilaç anti-viral i prodhuar nga një komani farmaceutike japoneze i cili ka shumë vite në treg. Megjithëse provat klinike mbi efektet e Avigan në trajtimin e COVID-19 nuk kanë përfunduar, shumë vende po e përdorin këtë medikament sepse ka dhënë rezultate shumë të mira dhe ka ndihmuar në lehtësimin e simptomave. Janë të shumtë studiuesit dhe ekspertët japonezë që aktualisht po bashkëpunojnë me ekspertë të njohur botëror dhe me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të gjetur një vaksinë ose një kurë për zhdukjen e koronavirusit.

A keni patur kontakte me zyrtaret shqiptarë pasi Japonia u ofrua per kete vaksine falas per disa vende. A ju eshte kerkuar edhe nga vendi yne ndihme ne kete drejtim?
Ambasadori Ito: Qeveria jonë ka vendosur që t’i sigurojë falas ilaçin Avigan më shumë se 20 vendeve që duan të përdorin këtë medikament anti-gripal për të trajtuar pacientët me koronavirus ndërkohë që provat klinike vazhdojnë. Shqipëria është një ndër ato 20 vende të cilat do ta marrin këtë ilaç. Ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Japonia do t’i sigurojë sasi të caktuara të ilaçit Avigan atyre vendeve që dëshirojnë ta kenë këtë anti-viral, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

A ju kërkuan autoritetet këtë mjekim dhe në ҫfarë sasie?
Ambasadori Ito: Ne jemi duke diskutuar aktualisht mbi mundësitë ndërkohë që detajet do të vendosen së shpejti.

A po kryhen testime masive ne Japoni per COVID 19?
Ambasadori Ito:
Ashtu si e përmenda edhe më parë, Japonia ka ndjekur rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që duhet t'i nënshtrohen testimit për virusin vetëm personat për të cilët ka arsye të besohet se janë të infektuar. Ky ka qenë rekomandimi fillestar i OBSH-së i cili nuk ka ndryshuar deri tani. Ne nuk kemi kryer testime masive mbi popullatën pasi institucionet tona mjekësore nuk e kanë parë të nevojshme.

Si  ju duken masat qe ka ndermarre Shqiperia per parandalimin e perhapjes se COVID 19?
Ambasadori Ito: Së pari dua të falemnderoj mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin mjekësor që është duke punuar dhe duke rrezikuar jetë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre për të bërë detyrën. Unë e vlerësoj punën e autoriteteve shqiptare dhe reagimin e tyre të shpejtë ndaj situatës, duke marrë masat e nevojshme për sigurinë e popullsisë dhe për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Ata kanë punuar shumë gjatë këtyre javëve të fundit në mënyrë që të bëjnë një vlerësim dhe të adresojnë të gjitha nevojat e personave të prekur nga koronavirusi. Bazuar në të dhënat e deritanishme të përhapjes së koronavirusit unë mund të them se autoritetet shqiptare e kanë  frenuar përhapjen e virusit shumë mirë dhe se situata po vihet nën kontroll.

A keni nje mesazh qe doni ti percillni autoriteteve shqiptare apo edhe vete qytetareve te shqiperise?
Ambasadori Ito: Dua të përgëzoj të gjithë qytetarët shqiptarë dhe personelin mjekësor që po respektojnë rregullat e vendosura nga autoritetet dhe qëndrojnë në shtëpi si një mënyrë për të luftuar kundër COVID-19. Ky është një virus shumë i rrezikshëm që ka prekur jetën e njerëzve në të gjithë botën. Përhapja e tij nuk njeh kufij ose kombësi duke i rrezikuar të gjithë. Të gjitha vendet duhet të bashkohen për ta kapërcyer këtë pandemi së bashku. Qeverinë e Japonisë e ka parë gjithmonë me përparësi sektorin e shëndetësisë dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në këtë sektor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 11/04/2020 11:10

    Mirenjohje per Ju, qeverine dhe popyllin Japonez!

    Përgjigju
  • Doktor bisha.: 11/04/2020 10:32

    Dy anet e medaljes, Per ata komentues qe thone ,po e testojne te shqiptaret, mos Te harrojm qe ne nuk jemi qendra e votes.Zoti ambasador tha Se avigani ka shum vite ne tregun Japonez dhe kjo eshte e vertet. Eshte e vertet qe po perdorin ne japoni per raste extreme me covid 19 dhe po jep rezultat, vende si Gjermania e kane porositur dhe po e perdorin. Sduhet Te harrojme qe e gjith bota Po perdor ilace te ndryshme si chloroquine qe eshte per Malarien osehydroxychloroquine qe eshte ilac per reumatizem dhe lupus prandaj Po provohet gjicka qe mund Te japi efekte positive.Ne japoni ligjet jane Te rrepta per perdorimin e nje ilaci qe eshte bere per Te mjekuar virosat dhe tani perdoret per covid 19 ,ligji atje thon qe duhet shum kohe per Te pare efektin qe ka ne nje Semundje Te tille, prandaj besoj qe ata Duan ta provojn ne raste specifike ku nuk ka me shprese.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/04/2020 00:59

    Bravo Loli fjale Me vend NGA SHKENCETARET ILACI ME I MIRE JANE ANTIKORPET E TRUPIT PO TE ISHE E VERTETE KY LAJM DO TE ISHE LAMI ME SUPRIZE

    Përgjigju
  • Arigato: 10/04/2020 23:56

    Shume faleminderit Mr Ito. Fjale pak e pune shume.

    Përgjigju
  • Samurai: 10/04/2020 23:44

    ARI'GADO!

    Përgjigju
  • Edi: 10/04/2020 23:13

    Keto jane miq. Mos u merrni me Turkun se do marrim fund. Merruni me Japonine, USA, EU

    Përgjigju
  • Tokio: 10/04/2020 22:59

    Ja kush eshte mik, FALAS ilacin. Mirnjohje Japonise

    Përgjigju
    • Loli: 10/04/2020 23:38

      Haha! Po e sjellin ketu per ta testuar, para se ta perdorin masivisht ne vendin e tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?

Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?