Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri,Duncan Norman ka ngritur alarmin për numrin e madh të fëmijëve shqiptarë  të pashoqëruar që ndodhen në  Britaninë e Madhe dhe që sipas tij janë në situatë rreziku.
 
Duke cituar shifrën për rreth 400 fëmijë, ambasadori Norman pohoi se këta fëmijë do të riatdhesohen.
 
Teksa ka takuar në Kukës, drejtues të Shërbimit Social Shtetëror, ai ka shprehur edhe gatishmërinë e vendit që përfaqëson për rikthimin e tyre.
 
Drejtori i Shërbimit Rajonal Social Shtetëror, Besart Mataj nga institucionet lokale kërkoi më  tepër vëmendje e angazhimin për asistencë të nevojshme,veçanërisht për të miturit dhe menaxhimin e rasteve.
 
Sipas tij  vetëm gjatë vitit 2016 janë riatdhesuar nga Britania e Madhe 15 të mitur nga Kukësi, të cilët më pas janë rikthyer dhe pranuar në familje e tyre.
 
Kukësi  ka një numër të konsiderueshëm emigrantesh në Britani, legale por edhe ata që janë në proces për dokumentet.


dy.b/shqiptarja.com