Ambasadori turk në Tiranë për Report Tv: FETO 'helm vdekjeprurës' që cenon seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve, rrezik edhe për sigurinë tuaj! Ka element të saj që veprojnë këtu

FETO është si një "helm vdekjeprurës" që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kështu u shpreh ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, i cili shtoi se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ambasadori turk kërkoi nga Shqipëria që "si vend mik dhe vëlla" i Turqisë të marrë masa ndaj tyre, pasi "fatkeqësish" ka element të FETO-s që veprojnë këtu.

"Organizata FETO është një organizatë terroriste që operon në mbarë arenën ndërkombëtare dhe kjo organizatë në Turqi në 2016 tentoi një grusht shteti ku synim kishte cenimin e sistemit demokratik në Turqi dhe prishjen e rendit kushtetues. Unë shpresoj që të ndërmerren masa ndaj kësaj organizate pasi të gjithë vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit e kanë ndjekur nga afër këtë zhvillim të errët e programuar nga kjo organizatë tinëzare e FETO-s. Shqipëria dhe Turqia nëse konsiderohen si aletë atëherë duhet të kemi kujdes, pasi çfarë na kërcënon ne dhe konsiderohet rrezik edhe nga vëllai dhe miku ynë duhet të konsiderohet si kërcënim. Me keqardhje them se FETO edhe pse ka kaluar 5 vite nga ajo tentativa e grushtit të shtetit, kjo organizatë vazhdon të tregojë ekzistencën e saj këtu në Shqipëri. Nga korriku i 2016 e deri më sot FETO, në opinionin publik të Shqipërisë ka nisur një vetëdije në rritje ndaj kësaj organizate terroriste dhe se populli shqiptar e ka kuptuar dhe ka një lloj reagimi ndaj kësaj organizate. Ne nuk kemi nevojë për këtë organizatë pasi është me helm vdekjeprurës për marrëdhëniet tona dhe Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa dhe masa reale konkrete duke treguar edhe vullnetin e saj dhe të pastrohet nga këto elemente të FETO-s", tha ambasadori.

I pyetur nëse i kanë paraqitur raporte qeverisë se ku ndodhen këto pjesëtarë të organizatës FETO në Shqipëri, ambasadori tha se i gjithë informacioni i është dhënë autoriteteve të larta shqiptare.

"Padyshim i kemi dhënë të gjitha informacionet e duhura pothuajse dhe jemi ne kontakt dhe bisedime me nivelet me te larta të autoriteteve shqiptare, por ajo qe po them unë është kjo, deri më tani referuar raporteve të shkëlqyera, nuk dua të ndalem shumë te kjo pjesa. Ne kemi shumë gjëra të mira për të folur që janë në dobi mes dy vendeve", tha ambasadori për Report Tv.

Në vizitën e tij në Shqipëri më 17 janar edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e organizatës FETO në Shqipëri. Ndërsa vetë kryeministri Rama iu përgjigj kësaj kërkese ku tha se "Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s'ka borxhe".  

Organizata FETO drejtohet nga Fetullah Gulen, kundërshtari politik i presidentit turk Erdogan dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.  Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Ina Kokonozi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:12
Bashkëpunimi Turqi-Shqipëri, ambasadori turk për Report Tv: Marrëdhëniet tregtare kapin shifrën e 800 mln $, synojmë t'i çojmë në 1 mld $! Fokusi, turizmi

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë, janë të ngushta dhe vijnë duke u forcuar gjithnjë e më tepër. Kjo u theksua fort nga ambasadori turk në Shqipëri, Murat Ahmet Yoru, i cili tha në Report Tv se edhe vizitat e liderëve të dy vendeve kanë çuar edhe më tej bashkëpunimin ku janë lidhur shumë marrëveshje të përbashkëta. Ambasadori tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendet aktualisht janë rreth 800 milionë dollarë, por synimi i tyre është që t'i çojnë në 1 miliardë dollarë.

Gjithashtu sipas ambasadorit, kompanitë turke që operojnë në Shqipëri kanë punësuar rreth 15 mijë shqiptarë, ndërsa shtoi se fokusi aktualisht është në projektet e zhvillimit të turizmit.

"Ka shumë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, marrëdhëniet Shqipëri-Turqi po vijnë duke u diversifikuar dhe forcuar me kalimin e kohës. Marrëdhëniet janë të zgjeruar si në ato tregtare, arsimore dhe nëse fokusohemi tek vizita e shkëmbyer mes dy lidershipëve tanë u është dhënë edhe më shumë ritëm dhe forcim të vullnetit për forcimin e këtyre marrëdhënieve. Marrëdhëniet tregtare kanë shkuar deri në 800 milionë dollarë me rritjen edhe më shumë të bashkëpunimit, po tentojmë ta rrisim edhe më tej dhe synimi ynë është ta çojmë deri në 1 mld dollarë. Turqia është një nga investitorët më të rëndësishme në Shqipëri dhe të gjitha kompanitë turke që punojnë këtu kanë punësuar rreth 15 mijë shqiptarë. Këto raporte tregtare duhet të shtohen edhe më tutje. Fusha e turizmit duhet të rritet bashkëpunimi. Turizmi është kyç për vendin dhe rritja e kësaj do të kontribuojë në ekonominë e vendi dhe kemi disa marrëveshje bashkëpunimi në disa projekte. Turqia është mike e Shqipërisë në çdo nevojë të saj", tha ambasadori për Report Tv.

Ora 18:08
Vizita e Erdogan në 554 përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut, ambasadori turk: Aludimet nga qarqet, nuk kanë asnjë lidhje

Vizita e presidentit turk në Tiranë, Rexhep Taip Erdogan më 17 janar që përkoi me 554 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për ambasadorin turk në vendin tonë nuk kanë asnjë lidhje mbi të cilën mund të aludohet diçka.

Ambasadori Murat Ahmet Yoruk tha në Report Tv se këto aludime u bënë nga disa qarqe të caktuar, por që për të janë të pakuptimta në një kohë kur dy vendet duhet të shohin të ardhmen e tyre para krah njëri-tjetrit.

"Kur kemi kaq shumë zhvillime pozitive dhe projekte bashkëpunimi dhe kaq shumë për të biseduar dhe sidomos me vizitën e Erdogan në Shqipëri unë nuk arrij të kuptoj diçka në lidhje me këtë për ata që komentojnë datën e vizitës, nuk arrij ta gjej dot një kuptim. Ne duhet të shohim përpara të ardhmen tone dhe se si mund të bashkëpunojmë dhe të ecim para krahë për krahë se kuptoje pse duhet të merremi me interpretime nga disa qarqe apo persona. Data e vizitës përkon edhe me hapjen e parlamentit të Shqipërisë për 2022, prandaj të gjithë programimet që bëhen në lidhje me vizitën e Erdogan duhet të kemi shumë kujdes në interpretimin e  disa qarqe", tha ambasadori turk në Report Tv.

/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Down turks: 09/02/2022 07:23

    Ikni o fare e keqe ikni ne anadoll merr i me vete te gjithe ata qe ju duan dhe mos u merrni me kte popull qe e shkterruat 500 vjet.

    Përgjigju
  • ArbaThana: 08/02/2022 23:37

    Hahaha! Ambasadori e di shumë mirë: 100%AKP=60%Gylen+40%Erdogan. Ai ka frikë se Gulen mund të heqë 60%. Është saktësisht e ngjashme me situatën Berisha-Basha. Asgje tjeter. Nuk duhet të mashtrohemi nga këto fjalë boshe.

    Përgjigju
  • Para Laci: 08/02/2022 22:38

    Noshta je i vetmi ne bot Drilon qe don dhe ke rrespekt per pushtuesin 500 vjecar Turqin qe ka vra e ka pre dhe ka dasht me na zhduk si komb ku nuk ka leju shkollat shqipe nuk ka leju qyteterimin qe ndodhte ne pjesen e Evropes.Nuk mund te gjesh nje qytetar Rus qe te flasin mire per pushtuesin Gjerman,ose ne Armeni nuk mund te gjesh nje armen qe te flasin mire per pushtuesin Turk.Drilon nese nuk kupton ose merr vesh nigjo analistat ekspert qe thone troq qe Turqia me Shqipnin dhe Kosoven e ka mush me investimet ne XHAMI qe e shohim ne te gjith teritorin.Kto shpiat ne Lac do i bante dikush se Bashkimi Evropian ka dhan lek per termetin me ndertu Lacin nga e para,manej nese ndjek politiken ne Turqi Erdogani asht nje diktator qe ka eleminu te gjith kundershtaret e vet si Enver Hoxha dhe e man pushtetin me forcen e ushtrise,vetem po te lexosh rastin e funit qe u denu gazetarja me burg ne Turqi vetem perse u shpreh kunder Erdoganit etj,etj,etj.

    Përgjigju
  • drilon: 08/02/2022 20:57

    Qe FETO ka plot ne Shqiperi dihet.... Pronari i spitalit Amerikan cfar eshte... Sa per keta shpellare qe shajne Turqine kaq dine dhe te tille jane.... I vetmi vend ne bote qe beri kaq shume per rindertimin pas termetit eshte Turqia por anadollak jane shpellaret qe nuk dine cfar eshte mirenjohja.... Kur do beheni njerez o derra....

    Përgjigju
  • Turi: 08/02/2022 19:38

    Ju u ka ngel ora te FETO. Vini e beni gerr gerr ketu e paret i investoni te shkiet. Ytt, anadollak m...

    Përgjigju
  • Durresi: 08/02/2022 17:50

    Mos fut hundet ne shqiperi o anadollak ti je servil i diktatorit qe arreston gazetaret dhe kundrrshtaret

    Përgjigju
    • Arbëri: 08/02/2022 21:56

      E timoni ynë qfar është duke bërë , që të dy këta janë me serbin për ta shëmtuar Shqipërin deri në fund .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)