Pasi nisi misionin në Tiranë, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi në Kryeministri zgjati rreth një orë, ndërsa në përfundim ishte shefi i qeverisë që ndau një foto me diplomaten amerikane.
“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkroi Rama.
Moreira de Sousa e merr detyrën në një moment të rëndësishëm për procesin e integrimit, ndërsa ka vendosur në krye të prioriteteve të mandatit të saj 4-vjeçar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Pas takimit, ambasadorja postoi në rrjete sociale duke informuar ndjekësit për takimin me Ramën dhe bisedën e zhvilluar për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
"Sot pata takimin tim të parë me Kryeministrin Edi Rama. Ishte një bisedë e mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Jam mirënjohëse për mikëpritjen, tani le t'i futemi punës' shkroi ajo.

"Bisedë e mirë për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Tani nis puna." Me këtë mesazh, ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, komentoi në rrjetin X takimin e saj të parë me kryeministrin Edi Rama, të zhvilluar sot pasi mori zyrtarisht detyrën.









Komente
Komento