Amnistia për pasuritë, Rama: Do ketë një taksë! Do miratohet me 84 vota! Kategoritë që përjashtohen (VIDEO)

Amnistia fiskale dhe penale për pasuritë e pa deklaruara të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit ishte kryefjala e kryeministrit Edi Rama sot në foltoren e Kuvendit. Amnistia, tha kreu i qeverisë, 'do të miratohet shumë shpejt me 84 vota në parlament' dhe, vijoi ai më tej, 'nuk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike'. Të gjithë skeptikët ai i paralajmëroi se amnistia nuk është shaka, por theksoi se deklarimi do të ketë një taksë, 'që do të jetë shumë e favorshme'. Kryeministri sqaroi se nga amnistia do të ketë disa kategori që do të përjashtohen. Por cilat janë? Paratë e krimit, gjyqtarëve, prokurorëve, drejtuesve të lartë të shtetit dhe rrethit të tyre që janë subjekt i deklarimit të pasurisë nuk mund ti legalizojnë nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme, tha Rama. Në fund të fjalës së tij, shefi i shumicës kërkoi që kjo nismë të mbështetet nga e gjithë politika, pasi nuk po bëhet për interes vetjak.

"Amnistia besoj se do të ketë edhe mbështetjen e parlamentit është domosdoshmëri për tu dhënë të gjithë shqiptarëve, që kanë punuar dhe jetuar në emigracion apo në vendin tonë, mundësinë që të formalizojnë të ardhurat e tyre nga puna duke formalizuar ato që nuk i kanë deklaruar, duke i futur në bankat e vendit. Do të trajtohen njëlloj si asete kriminale. Në këtë front kemi filluar një betejë, institucionet e reja të drejtësisë, SPAK është vendosur në lëvizje dhe po provon se janë në drejtim të duhur. Të gjitha dosjet po trajtohen dhe vendimet e para janë inkurajuese, askush nuk do të shpëtojë nga rrjeta e OFL-së. Kjo ka krijuar një pasiguri pa bazë, pasi OFL nuk ka subjekt askënd vec atyre që kanë kryer krimet në ligj. Ata që  janë shqetësuar se kanë para dhe asete të pa deklaruara janë vendosur në pasiguri dhe për të njohur formalizimin e atyre që vijnë nga djersa  e emigrantëve.

Do i përjashtojmë nga cdo kontroll i cdo natyre të regjimit të jetës së përditshme sikur ka ndodhur dhe do të ndodhë pas amnistisë. Do të përjashtohen ata që i kanë të ardhurat nga krimi, amnistia do të jetë penale dhe fiskale dhe do të votohet me 84 dhe unk do të ketë shans ta kthejë njeri pas për arsye politike. Por ata që i kanë paratë nga krimi janë të paamnistueshëm, ashtu si të ardhurat e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të rrethit të tyre familjar dhe atyre drejtuesve që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Paratë dhe asetet e këtyre që janë subjekt i deklarimit të pasurive nuk mund të legalizohen nëse vijnë nga veprimtaria e paligjshme. Pse OLF-në merret me kriminelët dhe jo politikanët apo gjykatësit? OFL ka objekt persona që e kanë kryer procesin gjyqësor, të dënuar, ndërsa politikanët dhe gjykatësit janë subjekt i deklarimit të pasurive dhe u takon drejtësisë të shikojnë për cdo rast burimin e pasurisë.

Shpresoj që SPAK do të kalojë në fazën tjetër që përmes vettingut kanë dalë jashtë shumë gjyqtar dhe prokurorë, do të shohë dhe thërrasë, sikur është në formularin e Bundestagut, që gjykatësit dhe prokurorët të përgjigjen para drejtësisë dhe të argumentojnë burimin e pasurisë së tyre që nuk e përligjshën. Apo sikur është paraja e sipërmarrëseve që nuk i kanë deklaruar, por i kanë fituar me djersë. Amnistia do të jetë me një komision, një taksë që do të jetë shumë e favorshme, sikur është në të gjitha amnistitë fiskale dhe penale për t'u përdorur përsëri për investime për njerëzit. Por nëse mbaron afati i amnistisë, cdo para dhe aset jashtë sistemit konsiderohet para kriminale. Po përgatitemi të futemi në një tjetër nivel, që do të kërkohet që të regjistrohen, të deklarohen asetet që shqiptarët kanë jashtë vendit. Ju them mos bëjnë shakara që mund t'u kushtojë shtrenjtë. Amnistia do të konsultohet dhe do të vijë shumë shpejt në parlament.

Do të kemi edhe masa të tjera, por dua t'u them se këto masa, amnistinë e përgjithshme ta shikojmë si një masë që duhet të jetë bipartizane, që nuk duhet të ndajë partitë, sepse është në interes të të gjithë qytetarëve. Nuk është në interes të aksujt ndër ne, pasi nëse kemi gjëra të fshehta, nuk ka amnisti që na i lanë, herët a vonë të vijë dita që kush është kush në këtë histori, nuk janë të gjithë njëlloj ata që merren me politikë. Ka nga të gjitha, besoj që kjo ndarje do të vijë sikur po vijnë shumë ndarje të rëndësishëm, por pak nga pak pa u lëkundur në vendin tonë që nuk kishte shans të dilte nga kthetrat e atyre që e mbajnë peng për shumë vite dhe nuk kishte shans ti shpëtonte oligarkisë së gjyqtarëve, apo po shkërmoqet por është e sigurtë se nuk kanë parë gjë akoma" tha ai.


Lajmi kryesor:

Amnistia për pasuritë, Rama: Do ketë taksë! Kategoritë që përjashtohen! 420 euro nëse doni të punoni në rindërtim


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje