Notë verbale Britanisë, Ekonomi: S’mund t’i konsiderojnë shqiptarët të tillë! Për amnistinë fiskale kemi qenë në diskutim me partnerët strategjikë

Ministrja e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet Milva Ekonomi në një intervistë për Report Tv thotë se shqiptarët kanë ngritur reputacionin në politikën ndërkombëtar dhe se nuk mundet që përfaqësues të politikës në Britaninë e Madhe t’i cilësojnë si kriminelë. Duke komentuar notën verbale që ministria e Mbrojtjes bëri ndaj ambasadorit britanik, për gazetarin Nertil Agallain në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ Ekonomi u shpreh se shqiptarët ndikojnë në rritje e GDP-së në Britani dhe se çdo vend ka persona që thyejnë ligjin, veprim për të cilin marrin edhe ndëshkim.

‘Unë mendoj se kjo është në vazhdën e politikës sonë dhe një nga gjërat e rëndësishme është dinjiteti. Shqipëria ka ngritur reputacionin e saj ndërkombëtar. Shqiptarët ndikojnë në rritjen e GDP-së atje, nuk mund të bien në këtë lloj kategorie, se në çdo vend mund të kemi persona që thyejnë rregullat dhe ata marrin ndëshkim. Është në vazhdën e asaj që Shqipëria ka bërë prej kohësh.’- tha Ekonomi.

E pyetur në lidhje me amnistinë fiskale, ministrja Ekonomi u shpreh se për ligjin po zhvillohen diskutime të vazhdueshme me partnerët strategjikë.

‘Një nga gjërat e rëndësishme ka qenë të lejonte gjithë shtetasit shqiptare, që kanë punuar në emigracion që kanë bërë edhe punë ilegale në punë informale dhe të kenë mundësi që ti depozitojnë në vendin tonë që të bëjnë të mundur përdorimin e të ardhurave të tyre në vendin tonë. Për të pasur një mundësi që edhe ata të ndihen të sigurtë në vendin e tyre. Ligji i amnistisë fiskalë nuk prek zyrtaret e lartë dhe politikanët. Ligji është i shoqëruar edhe me masa që përveç amnistisë fiskale duhet të shoqërohen edhe me amnisti penale, që është diskutuar dhe me partnerët tanë strategjikë. Kanë qenë diskutime të vazhdueshme me gjithë partnerët tanë strategjikë.’- tha Ekonomi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 16/01/2023 14:00

    E cfare ju kane thene Partneret? Bejeni...sa budallenj na dini ....

    Përgjigju
    • Or tej: 16/01/2023 16:10

      Ta bejne se kane filluar te pastrojne vete shtepite or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren