Amnistia Penale, Çollaku: Protestuesit e opozitës humbën, Rithemelimi thikë në kurrizin e çdo demokrati! Lita: U bë për të faluar Ervin Salianjin

Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku e ka konsideruar bashkimin e votave të Rithemelimit me Partinë Socialiste për amnistinë penale si një thikë në kurrizin e çdo demokrati që ka marrë pjesë në protesta.

Në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Çollaku tha se protestuesit e opozitës nuk përfitojnë nga amnistia penale, pasi shumica prej tyre janë të dënuar për veprën penale kundërshtim i punonjësve të policisë.

‘Kërkesa e vetme që ne kishin amnistimin e çdo protestuesi demokrat të këtyre 12 viteve në opozitë. Kjo kategori është lënë kategorisht i braktisur.  0 prej protestuesve që kanë marrë pjesë në protesta përfitojnë nga amnistia. Kolegët e Rithemelimit kanë pranuar një thikë në kurrizin e çdo demokrati. Përjashtimi nga amnistia e protestuesve që akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë. Ajo marrëveshje në parlament ka qenë një thikë në kurriz të çdo protestuesi demokrat. Në zonën që unë mbuloj nuk kam asnjë raportim që përfiton ndonjë protestues. Mazhoranca është për tu përgëzuar. Zelli që Ulsiu mbronte amendamentin  Gaz Bardhit. Ministri i Drejtësisë mbron me pathos amendamentin e përfaqësuesit në opozitë.’- tha Çollaku.

Nënkryetari i PD-së po ashtu nënvizoi se nuk ka një listë emrash të atyrë që përfitojnë nga amnistia.

‘A i dinë emrat që përfitojnë, janë përcaktuar vetëm kategoritë pasi nuk ka transparencë për emra. Vërejtja nga ne është se në amnisti ka hapësirë për zhvlerësuar punën e SPAK. Unë mjerisht e konsideroj një disfate anti-SPAK. Kini kujdes këtu po përgatitet një goditje ndaj SPAK.- tha Çollaku.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë Lavdrim Lita, tha se amnistitë inkurajojnë krimin. Lita tha se amistia penale e Rithemelimit ishte për të falur Ervin Salianjin.

‘Amnistitë inkurajojnë krimin. Janë 15 vepra të përafërta me korrupsionin. E shikojmë nga pikëpamja fillestare. Nuk mund të bëjmë politikë me hallinë  qytetarëve. Halli i qytetarëve nuk janë të burgosurit pasi kanë shkelur ligjin, janë kallëzuar dhe dënuar. Logjika për humanitarizmin nuk jam dakord. Partitë që bëjnë pazare për të shpëtuar deputetë si Ervin Salianji kjo është e papranueshme. Duhet të ishte bërë publike lista e personave që janë amnistuar. Ne nuk e kemi. Më duket se po shkojmë drejt një errësire.’- tha Lita.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Petro Koçi tha se emrat dalin pasi kalon ligji.

‘Nuk ka arsye të ketë listë sepse nuk është falje. Emrat dalin pasi ka kaluar ligji. Nuk mund të përgatitet një listë me emra në përputhje me variantet që kishte amnistia.’- tha Koçi.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë