“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK dhe GJKKO”, Basha: Progres-raporti i BE dëshmoi se bashkimi i votave mes Ramës e Berishës cenoi luftën ndaj korrupsionit

“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK dhe GJKKO”, Basha: Progres-raporti i BE dëshmoi se bashkimi i votave mes Ramës e Berishës cenoi luftën ndaj korrupsionit

Lulzim Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot (30 Tetor) edhe për progres-raportin e BE-së, i cili ndër të tjera theksonte se bashkimi i votave për amnistinë penale, ndikoi negativisht në punën e institucioneve të drejtësisë.

Basha shprehet se u vërtetua edhe njëherë ajo që kishin paralajmëruar demokratët euroatlantikë, që “bashkimi i votave të Edi Ramës me Sali Berishën ishte kundër SPAK dhe GJKKO”.

Ai më tej thotë se “kokat që kërkojnë të mbajnë gjallë pandëshkueshmërinë, po punojnë për të mbrojtur veten dhe shërbëtorët e tyre nga ndëshkimi”.

Basha u bën thirrje atyre që me naivitet apo në mirëbesim u përfshinë në këtë votim, të distancohen. Sipas tij, e ardhmja europiane e Shqipërisë kalon përmes ndëshkimit të korrupsionit dhe se çdo përpjekje për të ruajtur pandëshkueshmërinë duhet të ndalet.

Reagimi i plotë i Bashës:

“Ashtu siç kishim paralajmëruar, amnistimi i të korruptuarve nga bashkimi i votave mes Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk ishte vetëm një shqetësim i drejtë i ngritur nga Demokratët Eruoatlantikë, por edhe një kambanë e fortë alarmi për Bashkimin Europian.

Raport progresi i BE-së pohon qartë se ai bashkim votash kundër punës së institucioneve të drejtësisë ndikon negativisht luftën e SPAK kundër korrupsionit.

Kokat që kërkojnë të mbajnë gjallë pandëshkueshmërinë dhe bishtat e tyre që gënjyen paturpësisht, duke deklaruar publikisht se nuk do të amnistoheshin të ndëshkuarit nga GJKKO, janë ekspozuar edhe njëherë se po punojnë për të mbrojtur veten dhe shërbëtorët e tyre nga drejtësia.

Ky raport progres është edhe një paralajmërim për ndalimin e menjëhershëm e planeve të fshehta të Trekëndëshit të Bermudës për të ndërhyrë në punët e SPAK dhe GJKKO përmes një amnistie të re, që pas amnistimit të “ushtarëve” synon aminstimin e korrupsionit të “kryetarëve”.

Frika e një grushti të vogël njerëzish nga e shkuara e tyre, nuk duhet të pengojë të ardhmen europiane të vendit dhe çlirimin e potencialit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, të penguar kaq gjatë nga korrupsioni i kudondodhur.

Kushdo që me naivitet, apo mirëbesim u bë pjesë i atij votimi të turpshëm, sot ka mundësinë të distancohet dhe t’i kërkojë ndjesë qytetarëve.

Rruga e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian kalon përmes fundit të pandëshkueshmërisë”.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Basha: 30/10/2024 22:25

    Lideri botëror pas Kim Jong un

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 30/10/2024 22:16

    Po cfar lufte pengoi more baftrrumullum , fol deri sa te theritesh ne SPAK per 21 Janarin por te dine se kush je .sa te re mendja sikur kush po flettere. Shume po lodhesh se nuk ta pjerdh kush .kur flettere ti boshatiset salla .7×7=42.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?