Tirane- Amnistia penale kaloi në Komisionin e Ligjeve dhe është gati për votim të enjten në seancën plenare. Për të arritur shumicën e cilësuar të votave, 84, socialistët pranuan disa nga propozimet e Alibeajt për të amnistuar protestuesit e opozitës por jo ata që kanë akuzën e shkatërrimit të pronës e kundërshtimit të policit.
"Veprat penale që lidhen me tubimet e manifestimet e paligjshme janë përjashtuar nga ndjekja penale por nuk mund të përjashtojmë ata që janë akuzuar për shkatërrimin e pronës me zjarr, kundërshtim të punonjësit të policisë me dhunë apo goditje për shkak të detyrës. Sepse ky krim është ruajtur për të gjithë subjektet edhe ata që kanë qenë protestues dhe të tjerë" tha Manja.
Propozuesi i amendamenteve, nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, shprehu rezerva ndërsa jo i kënaqur u shpreh edhe për ndryshimet e propozuara nga kolegët socialistë, që sipas tij kanë synim favorizimin e emrave të përveçëm.
Enkelejd Alibeaj: "Duke iu referuar votave që mund të marrin, deputetët sjellin një amendament duke pasur në mendje personin që do të përfitojë. Nuk mund të hyjmë në një proces ku deputetët e mazhorancës sjellin amendamente ndërsa amendamentet tona nuk pranohen"
Ulsi Manja: Ju i thirrët në protestë por si thirrët të hedhin sende që u mori policit 3 gishta.
Enkelejd Alibeaj: Kemi shprehur keqardhjen për incidentin, por ka qenë policia që shkoi në 5 të mëngjesit dhe nxorri nga shtëpia të ngratit, në kundërshtim me çfarëdolloj rregulli. E njëjta situatë me banorët e Astirit, Shkozës apo studentëve. Apo irritimit masiv pas vrasjes së Klodian Rashës. Nëse doni ta fusim në hulli politikë e bëjmë.Klotidla Bushka: Biem dakord me opozitën për të lehtësuar ato vepra që janë kryer nga protestues gjatë tubimeve politike dhe ka vendime të formës së prerë, por nuk jemi dakord që do të përfitojnë nga amnistia ata që janë në ndjekje për dëmtim të policëve.
Kështu është gati të ndryshohet data e efekti i aministisë. Nuk do të jetë 30/12/2023 por 31/01/2024.
“Aministia shtrin efektet do të jetë 31 janar 2024. Këtu përfitojnë personat e dënuar apo dhe janë në ndjekje penale deri në datën 31 janar 2024”tha Manja
Një prej amendamenteve të Partisë Demokratike të pranuar nga mazhoranca ishte edhe shtyrja e efekteve të aministisë, të cilat zgjerohen në afat dëri më 31 janar 2024 , nga 31 nëntor 2023 që ishte prashikuar më herët.
Në ndryshimet e projektligjit që pritet të votohet në Kuvend të enjten përfshijnë rritjen edhe me nga një vit tjetër të përfituesve, përkatësisht nga 4 në 5 vjet për gratë dhe nga 3 në 4 vjet për burrat, të cilëve u ka mbetur kohë nga vuajta e dënimit. Një tjetër ndryshim i miratuar është edhe për të dënuarit e GJKKO, të cilët përfitojnë zbritje dënimi ose ndjekje penale, por vetëm për zyrtarët e ulët dhe të mesëm dhe jo ata të lartë që janë subjekt i deklarimit të pasurisë. Ky propozim u bë nga deputeti Bledjon Nallbati pjesë e grupimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i njohur si Rithemelim.
Nga amnistia penale nuk mund të përfitojnë kategori të tilla si dënuarit me burg përjetë, të arratisurit dhe vrasësit në rrethana cilësuese.
Tirane- Zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare online përmes paltformës Zoom u ka dhënë shumë liri deputetëve të parlamentit. Nuk ke pse të jesh prezent fizikisht në kryesinë e kuvendit për të diskutuar apo debatuar për pr/ligjet. Mjafton një telefon me kamera. Fizikisht mund të jesh në makinë, në një lokal, në banesë apo në zyrën tënde nuk ka rëndësi, mjafton që të jesh online në platformën zoom.
Edhe sot në komisionin e ligjeve ku u diskutua aministia penale, kanë qenë tre deputetë, Aurora Mara, Olta Xhaçka dhe Damian Gjiknuri të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë ndërsa në Zoom vijonte debati nëse duheshin pranuar propozimet e PD-së për të falur protestuesit.
Udhëtimi me makinë ka zgjatur aq sa dhe diskutimi pasi në momentin kur ata duhej të votonin, nuk duken më në makinë por të ulur në një tryezë, diku larg kryesisë.
Komisionet parlamentare vijojnë aktivitetin e tyre online nxitur nga aksioni i opozitës për të bllokuar zhvillimin normal të aktiviteteve parlamentare.
Deputeti Pandeli Majko propozon që të ketë amnisti të përvitshme, e cila të bëhet për festën e pavarësisë.
“Për festën kombëtare të ketë çdo vit amnisti. Mendoj se amnistia e përvitshme nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës. Jemi të mëshirshëm ne dhe e bëjmë, nuk organizohemi ne mirë, nuk bëjmë kuorumin shtyj të shtyjmë. Mendoj se këtë vit të bëhet një amnisti dhe të shikohet dhe aministi tjetër për festat kombëtare që më pas të përcaktojë ritualin në vazhdim”
Do lerojn dhe keta qe kan bo vrasje? Gallat Ja do shikoni si do rritet numri I vrasjeve tani.
PërgjigjuShteti ne levizje...
PërgjigjuÇfare thua o Pandi ja fute vetes me duket se n.q.s demostruesi arrestohet pse ben greve atehere jemi ne diktature dhe i jep te drejte Berishes.Dhe n.q.s protestuesi shan apo ofendon nuk duhet arrestuar ose mund tibesh padi private.
Përgjigju