Amosi flet troç me DeaMishel: Më dhe sinjale që më pëlqen! Më paske përdorur për lojë
Puthja e Amos dhe Deamishel
Teksa dukej se mes dy banorëve të Big Brother Vip, Amosit dhe DeaMishelit po lindte një lidhje, këtë të shtunë shpresat duket se u shuan, pavarësisht se pëlqimin ndaj tyre nuk e mohojnë. Kanë qenë banorët e tjerë që i kanë pyetur ata të dy se çfarë po ndodh, dhe gjatë ndërhyrjeve Dea është mërzitur dhe është larguar me lot në sy. Më pas Amos dhe Dea janë sqaruar së bashku dhe ai i ka thënë Deas se ajo i ka lënë atij të mendoje se me veprimet dhe flirtet e saj, ka një pëlqim ndaj tij.
“Jam mërzitur për vete shumë. Nuk dua të ndihem sikur i kam dhënë sinjale, dhe i kam dhënë një PO të qartë që për mua nuk ka qenë hajde se do jemi bashkë. E dyta kam ndjerë që më është larguar”, tha Dea.
“Ushqen ndjenja për Dean?”, pyet Armaldo.
“Jo”, thotë Amos.
“Ti për mua ndjen diçka?”, e pyet Dea-Amosin.
“Patjetër, të kam xhan. Do të ta ulëras”, tha Amos.
“Ndjenjat e mia kanë qenë të manipuluara. Kam keqkuptuar atë që t'i ke transmetuar. I kam interpretuar ndryshe”, shtoi Amosi.
“Më the jam ndjerë i përdorur, i manipuluar”, tha Dea.
“Pse duhet të arrinte deri këtu? Mund të vije dhe të thoje Amos e di si është puna, nuk e di si i ke kuptuar gjërat ti, por i ke kuptuar gabim”, tha Amos.
“Doli që ti më puthe. Kur më puthe ta thashë. Mos ma lër mua të gjithë këtë përgjegjësi”, tha Dea.
Pavarësisht mërzitjes, DeaMishel në një diskutim me Oltën është shprehur se nuk ka bërë asgjë për lojë dhe nuk rri dot pa të pasi e ka xhan.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS publikon listën e 61 kandidatëve për 14 majin, është e duhura?
-
PO
56.5%
-
JO
29.8%
-
NUK KAM MENDIM
13.7%
Vota total: 416
Lajme të tjera
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
‘Super ide’, çfarë plani thurin Olta dhe Luizi? (VIDEO)
24 Mars, 18:04
-
Çift tjetër brenda Big Brother? Puthje dhe përqafime mes dy banorëve (VIDEO)
24 Mars, 17:27
-
Luiz Ejlli 'dorëzon' Kiarën, zgjedh banorin që do të marrë me vete në finale: Nuk e çova dot të dashurën time
24 Mars, 12:17
-
‘Unë e di që Kiara punon eskortë’/ Akuza e rëndë e Oltës për moderatoren nxit debat të ashpër me Luizin: A i mendon gjërat?
24 Mars, 10:34
-
‘Po doli Kiara ai do jetë flakë fare’, Olta: Ajo i merr shumë energji Luizit
23 Mars, 10:21
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
VIDEO/ Olta merr ‘nën patronazh’ Keisin, aktorja: Do të mbroj deri në fund
22 Mars, 19:57
-
VIDEO/ Nominimi përlot Kiarën dhe Luizin, çifti gjen ngushëllim te njëri-tjetri
22 Mars, 17:53
-
VIDEO e nxehtë, Olta dhe Deamishel nuk përmbahen, futen në suitë, puthje në buzë e këmbë
22 Mars, 12:46
-
Ç'po ndodh në BBV? Banorët hapin me ankth zarfin e zi, ja cili konkurrent e pësoi
21 Mars, 20:12