Deklarata e Sekretari të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i cili justifikoi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ka shkaktuara reagime të ashpra.
Analisti Ilir Demalia me anë të një shënimi në Facebook e cilëson Gazment Bardhin një idiot pas deklaratës që ky i fundit bëri dhe shpjegoi të ashtuquajturën Strukturë të Mbrojtjes së Votës, e përbërë nga ish-policë të armatosur.
"Gazmend Bardhi qenka nje idiot dhe nuk di kush i ka dhënë diplomën e juristit?!! Nuk ka vend në bote që nje qytetar ka të drejtë të ndaloj nje njeri që dyshon se po bën një krim. Njofton policinë dhe vetëm policia apo organet e tjera ligjzbaturse kanë të drejtë të bëjnë ndalim. Po e marrin të mirqenë që viktima ka qenë duke kryer atë krim që pretendon Bardhi, a dënohet me vdekje për këtë krim?!!
Dje polici Dereck Chauvin që mbyti me gju në fyt nje Afro-American George Floyd, një njeri me probleme në rekordet e policisë me droga dhe para të fallsifikuara, për tejkalim të së drejtës dhe vrasjen “aksidentale” të George Floyd, polici Chauvin u gjënd fajtor në të gjitha akuzat dhe do dënohet jo ë pak se 40 vjet burg", ka shkruar Demaliaj.
Ngjarja e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 2, në rrugën “5 maji” në qytetin e Elbasanit, nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Lidhur me këtë ngjarje që tronditi vendin ditën e djeshme, në një deklaratë për mediat ka reaguar drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi i cili u shpreh se vrasësi Arber Paplekaj "është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit".
Ore te ishte vetem ky sdo ishte keq,por e keqja eshte qe i gjith shqupi I till eshte.
Përgjigju