Analisti Lita: Dalja e Argitës tregon se Berisha do i trashëgojë partinë, i ‘theu hundën’ militantëve që kishin pretendime për drejtimin

Analisti Lavdrim Lita ka komentuar në Report Tv kaosin e krijuar në Kuvend, si edhe Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës, në të cilin u shfaq vajza e tij Argita. Kjo lëvizje e Berishës, për analistin Lita tregon se bëri të qartë se kush do të jetë trashëgimtarja e partisë. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Lita tha se Berisha duke ekspozuar të bijën, “u theu hundën dhjetëra trashëgimtarëve të vetëpropozuar që mendonin se duke qëndruar afër Berishës mund të përfitonin për të garuar për të marrë partinë”.

“Ishte një përkujtimore e shkatërrimit të PD. Pas dy vitesh ishin pothuajse 1 mijë veta në Pallatin e Kongreseve, pa entuziazëm. E gjitha u fokusua te prioriteti i Berishës, i trashëgimisë politike Argita Malltezi Berisha. I thyen hundët dhjetëra trashëgimtarëve të vetëpropozuar që mendonin se duke qëndruar afër Berishës mund të përfitonin për të garuar. Berisha i surprizoi të gjithë duke u lënë një trashëgimtare biologjike, po deshët qëndroni, po deshët ikni. Grupi i Bardhit apo deputetët që nuk ndajnë këtë filozofi nuk kanë shkuar aty.

Sa i takon kaosit të Rithemelimit në Kuvend, Lita u shpreh se opozita ka dalë nga misioni dhe po merret me hallet e Sali Berishës.

“Kemi një largim total të misionit të opozitës nga qytetarët. Po merret me hallet e një personi dhe si të gjejë një shkak për të bërë piroteknike në kuvend, kur në fakt edhe deputetët e PL duhej të ishin interesuar për çështjen e mjekëve në Berat e Poliçan. Duhet të jenë deputetët që i përfaqësojnë qytetarët, i paguajmë me rrogë. Nuk i paguajmë për ti vënë flakën kuvendit, kjo është një humbje e misionit të tyre. Do ta meritojnë votën kundër të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme. Kauza e tyre është e kamufluar se nuk thotë të vërtetën, ka nisur për kreun e grupit të PD dhe çdo javë është akumuluar me komisionet hetimore”, tha Lita.  

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 04/12/2023 17:44

    Argita Malltezi eshte femer shume e peshtire e shemtuar,grabiqare ,hajdute,genjeshtare,terroriste! Nje qytetar shqiptar nuk gjen dot 30 evro te blej buk e qumesht kjo zhgarravin e pa edukat ka 300.000 evro per te blere shtepi per vetem nje nga 4 femijete saj dhe ne kuvend u fut me nje tuf me bodigard per te treguar gansterine e saj! Keta nuk jane opozita po nje band terroristesh!

    Përgjigju
  • Grushti: 04/12/2023 14:33

    Dhe neve na pl....si se do tja lere arrrgites apo do ta mbaj per vete partin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë