Një javë pas Apelit të Gjykatës policia shkencore depoziton analizat e AND-s që konfirmojë se shtetasi F.G nga Kamza është përdhunuesi i të bijës.

Në seancën e kësaj të marte gjyqtari Gerdi Hoxha lexoi akt ekspertizën e cila tashmë provon akuzën e prokurorisë se babai ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën.

F.G është arrestuar në mars të këtij viti dhe prej 9 seancash procesi ndaj tij mbeti pezull për shkak të mungesës së analizave të AND-s.

Më 20 shtator pritet që prokuroria të kërkoj masën e dënimit ndaj F.G me akuzën e kryerjes së mardhënie seksuale me persona me të njëjtën gjini.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com