Anastas Angjeli: TVSH-ja ndaj
bizneseve, krijon garanci në treg

Anastas Angjeli: TVSH-ja ndaj<br />bizneseve, krijon garanci në treg<br>
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli , i ftuar në emisioni “45 minuta” ka analizuar situatën ekonomike dhe politike në vend , pas disa zhvillimeve të rëndësishmë që kanë ndodhur  në vendin tonë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Specialisti për financat dhe ekonominë pranë Partisë Socialiste, ka monentuar largimin e FMN-së dhe vijimin e qeverisë për të hartuar programe që kanë si synim investimet nëpërmjet projekteve përmes partneritetit publik privat,  si dhe përdorimin e mekanizmave që do bëjën të mundur uljen e borxhit publik nga 71 në 69 përqind.

Kjo rrugë sipas Angjelit, do ti hap rrugë përmirësimit të kushteve të ekonomise dhe rrugës për të lëvruar investime të reja në sektorët e vendit për të gjeneruar një ekonomi të koncentruar dhe me fleksibilitet.

I pyuetur se si e sheh përfshirjen e Biznesit në skemën e TVSH, Angjeli thotë se kjo qasje do të barazojë bizneset para ligjit, ndërsa performanca ekonomike do të jetë më e sigurtë për të gjithë aktorët.

Intervista e plotë e deputetit të Partisë Socialiste, Anastas Angjelit në Report TV:

Doja ta nisja me FMN, a ju duk e drejtë ndëprerja e marrëdhenieve të qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar?

Ardhja e misionit ka qenë periodike, ndërprerja e  marrëdhenies nuk është përfundimtare, por varet nga mekanizmat që ka si prioritet aktualisht qeveria. Kur një marrëveshje përfundon, ka dy rrugë ose të negociohet një e re padyshim me kushte të reja, ose të vazhdohet, siç u vazhdua. Në këto raste mbikqyrë rastet ekonomike, politiken monetare, dhe mekanizmat ekonomike që duhet të  përdoren.

Ka ndodhur ajo që ndodhi me mandatin e Berishës, e mbajti në vitet e para mdhe më pas E largoi?

Kur flasim me një marrëveshje, flasim për një kuptim të përbashkët. Nuk mund të themi se është një rastësi, e ka gjykuar të arsyeshme  dhe ka marrë vendimin. Kjo është më e përshtatshme se e liron dhe e lë më të lirë qeverinë, të operojë në këtë drejtim, në aspektin e investimit, jo se fondi i pengon, por kornizat janë një lloj pengese.

Kjo a lidhet me 1 miliardë dollarë investimesh që e ka prezantuar Kryeministrit Edi Rama?

Investimet 1 miliardë dollarë në formën e partneritetit publik-privat. Ky është një instrument modern dhe është metodë që aplikohet në shumë vende të zhvilluara, por jo vetëm. Ajo që është e rëndësishmë është lloj i projekteve që ato duhet të përdoren. Prioritetet a përkojnë me strategjitnë ekonomike, kjo është e rëndësishme. Kjo metodë, po t'i heqësh spekulimin populist, pengesat, burokracitë, dhe kujdesin që duhet të ushtrosh në borxhin publik, në Shqipëri kjo është një nismë dhe  një program i guximshëm.

Ju po thoni se të dyja palët kanë qenë të kënaqura?

Që të jënë të kënaqura palët duhet të shprehen, pala shqiptare është shprehur se jemi pro artikullit numër 4. Fondi monetar tha se borxhi është 71, por qeveria ka marrë përgjegjësinë me 2 pikë përqindje. Paketa është deklaruar, buxheti i vitit 2018 u ka ardhur. Ajo që është më e rëndësishmja është shuma që do të realizohet.

A përbënë një shtesë një borxhin publik ky lloj partneriteti?

Janë mekanizma të ndryshme, varësisht përdorimit të tyre. Fondi thotë se një përdorim që do rrisë borxhin publik, por kjo varet nga disa metrika të caktuara. Qëllimi nuk është t'ia hedhim FMN apo ajo të na vërë armën në kokë.Nëse instrumentet që përdoren  cenojnë prespektivën , atëhëre këtu duhet të jemi të kujdesshëm. 

Qytetari do të kërkojë rroga dhe pensione?

Nga bisedat nuk ka rezultuar paga dhe pensione, por më shumë të ardhura, janë të interesuara se sa do të çojnë në buxhetin e e familjes në 15 ditëshin apo dhe në muaj. Janë të interesuara se çfarë masash fiskale ka dhe si operojnë, është i interesuar, për shkollen, spitalin, qytetari  është i interesuar për këto gjëra.. Qeveria i konsulton, kjo nuk është një qasje e gabuar, por është e drejtë.Pastaj edhe fondet jepen dhe alokohen në bazë të nevojës, transparenca dhe konsultimi janë teknika të mira.

Një nga sektorët që ka mbajtur gjallë shumë shqiptarë , vendosja e TVSH  është problem sipas jush zoti Angjeli?

Unë të them të ndajmë atë që është problem dhe vendosjen e një diçkaje që duhet me patjetër. Unë në aspektin profesional, raporti është që kjo është e drejtë dhe rrit më shumë të ardhurat, kjo është një formalizim i situatës.  Barazia e bizneseve para ligjit merr zgjidhje. A ka një përjashtimn, po ka dhe kryeministri Rama ka thënë se disa  zejtarët do të përjashtohen nga kjo skemë.

A ka falimente të biznesit, po ka. Jemi në një ekonomi të tregut, ju jeni pro vendosjes se takses?

Jam për një menaxhim, dhe të filloj kjo qasje për të mos u ndaluar. Një instrumet i tillë do të stabilizojë tregun.

Bashkimi i minstrisë së  financave me atë të  ekonomise, zoti Vangjeli si e keni parë ju këtë gjë?

Kjo ishte një strategji e zvogëlimit të institucionit, pastaj për efecencën duhet të presim, sepse është herët të japim një koment.. Që kur lindi shteti, thelbi i vijimësisë së tij është padyshim shtylla ekonomike dhe financat e vendit.Ka shpeshherë ndarje të qeverise thjeshte per ti bërë qejfin, kjo është gabim i madh.

Cili është prioriteti i qeverisë Rama 2?

Zhvillimi, i bujqësisë, turizmi, infrastrukturës këto janë disa shtylla kryesore që janë prioritetet të qeverisë së Kryeministrit Rama.

Mund ta themi se në këtë vend ka shumë të varfër, si mund të dalim nga kjo situatë, jemi në varfëri ekstreme, mungon një qasje sociale?

Ne kemi bërë përpjekje që të bëjmë dicka përmes ministrisë Sociale, vendosëm t'iu jepnim 8 mijë lekë të reja pa bërë asnjë punë.

Ka një klimë herë paqësore dhe herë konfliktuale,  çfarë marrëdhënie duhet të krijohet me opozitën dhe si duhet për të dalë  nga kjo situatë?

Një frymë bashkëpunimi, me dy programe të ndryshme i ka shtryjë dorën e bashkëpunimit. Politika e dyanshme për programet gjeostrategjike, konflikti ka ardhur si rezultat i ideve dhe interesave të ngushta,  shpeshherë ka zbutje ka tensionime, ajo që nuk  mund të marr përsipër  është opozita kur  acaron dhe zbut situatën politike në vend. Ajo që është e qartë është një dorë bashkëpunimi, në dobi të vendit dhe ecjes drejt prespektivës. Rama është konsistent në politikën ë qetësisë. Eshtë luajal në bashkëpunimin opozitar.

Çdo marrësveshje që synon dhe realizon një politikë me rëndësi kombëtare që i shërben zhvillimit dhe integrimit, janë të dobishme dhe pasojë e politikës në Shqipëri.

Keni një koment për deklaratat e ambasadorit të shteteve të Bashkuar të Amerikës Donald Lu?

Kjo ka qenë një politikë në vazhdimësisë së SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, sepse ai nuk përfaqëson vetën Donld Lu-n si individ, por flet në emër të autoriteteve amerkikane. Politika e ndjekur nga SHBA dhe BE-ja janë të vendosur për reformën në drejtësi, bashkohem me këtë reformë, sepse do të ketë përfitime. Lufta ndaj krimit të organizuar do të çlirojë dhe ekonominë nga burimet kriminale, pra do të marrë frymë lirisht. 

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe

Augustin Palokaj: Mali i Zi mes BE-së dhe botës serbe