Vajza e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadaresë, Besiana, ka ndarë një foto të rrallë me të atin e ndjerë.
Në ditën që Kadare do të mbushte 89 vjeç, Besiana shkruan përmes një postimi në Facebbok se është hera e parë që babai i saj ka ditëlindjen dhe nuk është më i kësaj bote.
“89 vjeç. Sot është herë e parë që babi ka ditëlindjen por nuk është më i kësaj bote”, shkruan ajo.
Ismail Kadare ndërroi jetë më 1 korrik 2024 në banesën e tij në Tiranë. Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndrronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës.
Ndërsa botën e njohu me Shqipërinë, shtetin me popull me traditat dhe kulturë europiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Europa.
Etnograf sarkastik, romancier duke alternuar groteskun dhe epikën, IsmaIl Kadare eksploroi mitet dhe historinë e vendit të tij, për të zbërthyer mekanizmat e një të keqeje universale, totalitarizmit.