Ancelotti tregon përse zgjodhi Everton, synon Ibrën dhe përmirësimin e Moise Kean

Ancelotti tregon përse zgjodhi Everton, synon Ibrën dhe përmirësimin e Moise Kean

Carlo Ancelotti është prezantuar sot te klubi i ri Everton, me të cilin firmosi ditën e enjte një kontratë 4 vite e gjysmë. 60-vjeçari në intervistën për faqen e klubit tregoi arsyet përse zgjodhi blutë e Liverpool-it, ndërsa nuk nguroi të fliste edhe për lojtarë të veçantë.

“Ky është një klub ambicioz, ka traditë dhe dëshiron të ndërtojë një stadium të ri. Ekipi dëshiron të përmirësohet. Ne duam të jemi konkurues. Unë tashmë kam një ide për ekipin, dua të jap më të mirën. Ekziston një përzierje e mirë midis të rinjve dhe veteranëve. Duam të luajmë një futboll më të mirë, Evertoni i ka cilësitë për ta bërë këtë. Në planin afatgjatë duam të jemi konkurues në Premier League dhe në Europë,”- u shpreh fillimisht Ancelotti.

Më pas italiani foli për emra të veçantë: “Ibra është një mik i imi. Fatmirësisht kam drejtuar shumë lojtarë të shkëlqyeshëm. Ai e ka mbaruar kontratën në SHBA dhe nuk e di çfarë ideje ka për të ardhmen. Duhet ta telefonoj atë, ta pyes nëse dëshiron të vijë në Liverpool, jo vetëm për të luajtur …”

Ancelotti nuk la pa komentuar as situatën e Moise Kean, sulmuesit italian që në verë la Juventusin për të kaluar te Everton, aty ku deri më tani nuk është përshtatur ashtu siç pritej: “Unë u përpoaq ta merrja te Napoli para se të vinte te Everton-i. Ai është një lojtar fantastik me cilësi të shkëlqyera. Ne duhet të punojmë që të bëhet një profesionist më i mirë.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Helena me të zeza mbërrin në TKOB e shoqëron Veliaj

Lamtumira për Ismail Kadarenë/ Helena me të zeza mbërrin në TKOB e shoqëron Veliaj