Andi Bushati: Basha po gënjen militantët e PD, nuk ka zgjedhje të parakohshme
Andi Bushati dhe Lulzim Basha
Andi Bushati thotë se Lulzim Basha e ka bllof idenë për t’u futur në zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, këtë gjë Basha e bën për të mos i dhënë përgjigje militantëve të tij, se përse u ul në tavolinën e bisedimeve me anëtarë të mazhorancës në lidhje me reformën zgjedhore. Në këtë mënyrë thotë Bushati, kreu demokrat u hedh militantëve të partisë së tij “karremin” e zgjedhjeve të parakohshme.
I pyetur se përse i gënjen Basha militantët e tij, Bushati u përgjigj se këtë gjë e bën për të fituar kohë. Basha, thotë ai, dëshiron t’i fitojë zgjedhjet por nuk është në rrugën e duhur për ta bërë këtë gjë.
“Unë nuk mendoj se do të kemi zgjedhje të parakohshme. Unë nuk e mendoj, sepse që të ketë zgjedhje të parakohshme duhet të jenë të dy palët. Deri më tani mazhoranca e ka eksluduar. Unë mendoj se ky i Bashës është një bllof. Është një bllof, të cilin Basha po e përdor për një qëllim të caktuar. Basha bëri një vit rrugë radikale dhe papritmas vendosi të hyjë në sistem dhe të ulet në tryezë. Basha pas kësaj kthese 180 gradë duhet të jepte disa përgjigje. Domethënë, Pse u ule? Çfarë arrite? Ku do të arrish? Ti thoshe që është rrezik vjedhja e votës?
A po e shmang vjedhjen e votës? Dhe për t’i shmangur të gjitha këto pyetje, çfarë bën? I tregon militantëve të vet karremin e zgjedhjeve të parakohshme”, u shpreh Bushati në emisionin “Top Talk”.
I pyetur se cili është përfitimit të Bashës që gënjen njerëzit e vet, Bushati tha:
“Në momentin e caktuar Basha po e bën për të fituar kohë. Unë nuk jam nga ata që besojnë që Bashën e ka blerë Rama dhe nuk don t’i fitojë zgjedhjet. Basha dëshiron t’i fitojë zgjedhjet, po a është në rrugën e duhur për t’i fituar zgjedhjet për këtë nuk jam i sigurt”./Top Chanel *Titulli redaksional*
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.2%
-
Jo
25.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha i përgjigjet Ramës: Amnistia e të korruptuarve tregoi kush e do drejtësinë! Kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën... (VIDEO)
30 Mars, 19:32
-
Basha ironizon Ramën: Pasaportën europiane e ka fiks si fluturimet Londër–Kukës! Pa ndëshkim të korrupsionit qeveritar, s’ka integrim në BE
30 Mars, 19:06
-
'Koalicioni Euroatlantik, në krah të SPAK', Basha me emigrantët në Londër: Pyetja pse ikin shqiptarët ka të njëjtën përgjigje, ku i ke shokët Rame? 7x7 = 313
30 Mars, 18:25
-
‘Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin...!’ Rama ironizon Berisha-Lapaj me VIDEO-n ‘Teatri i Kukullave’, përfshihet dhe Basha me pizhame: Bufi dhe Tiku drejt bashkimit...! (VIDEO)
30 Mars, 08:21
-
Basha uron Fiter Bajramin: Të mbushim zemrat me shpresë dhe Shqipërinë me mirësi
29 Mars, 22:59
-
Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër: Ke premtuar Shqipërinë 2030, por investove tek Shqipëria 313
29 Mars, 20:36
-
‘Lista e Berishës me shumë kandidatë që janë të Sorosit!’ Gjuzi parashikon 'fitore madhështore’, mesazhe të koduara Ramës e Bashës: I kanë qejf videot sepse...
28 Mars, 19:28
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame, kandidatët e mi s'kanë lidhje me 313
27 Mars, 22:43
-
Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazhi ndaj Ramës erdhi! SHBA, BE e Britania e Madhe pro SPAK
27 Mars, 21:04
-
'I denjë për serial NETFLIX'/ Rama replikon me Bashën: E di që s'doje ta merrte vesh mileti dashurinë tonë, por më foli zemra! SPAK-un s'doje as ta votoje, i ngjite gjumin armikut të kënetës (VIDEO)
27 Mars, 19:22
-
Namir Lapardhaja: I ka pjellë me Bashën
27 Mars, 17:40
Basha do fitoj zgjedhjet kur ti bien qimet ketij temit
Përgjigju