Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimi i Plaurent Dervishajt për në Shqipëri.

Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. SPAK ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim as policia e shtetit. Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacioni "ASgjë nuk harrohet". Lirimi është bërë ditën e djeshme në orën 10:00.

Report Tv ka siguruar kërkesën për ekstradim të autoriteteve shqiptare e cila është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Ndërsa sipas Luftar Recit, Lulzim Berisha ishte njeriu që i kishte propozuar vrasjen e ish-mikut të tij Saliu, në këmbim të vrasjes së hasmëve të Luftar Reccit. Me arrestimin e Plaurent Dervishaj, tashmë personi i vetëm që vijon të jetë në kërkim është Lulzim Berisha. Lidhur me arrestimin e Dervishaj në Dubai, “Shqiptarja.com”, kërkoi të marrë një njoftim zyrtar nga drejtues Arben Kraja, por ky i fundit refuzoi të përgjigjet.

1612610607_1612607770DERVISAHJSALIU.jpg

Plaurent Dervishaj dhe Klodjan Saliu

Kujtojmë se më 8 dhjetorin e vitit të kaluar SPAK zbardhi dy ngjarjet e bujshme të 2005 ku me një diferencë prej 24 orësh u vranë Vajdin Lamaj dhe Klodjan Saliu. Për këto dy vrasje të akuzuarit kryesor janë Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe anëtarët e bandave të tyre. Rihapja e hetimeve ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi, ndërsa SPAK po i trajton të dy vrasjet në një dosje të vetme, duke akuzuar Lul Berishën dhe Emiljano Shullazin dhe bandat e tyre se kanë bashkëpunuar për vrasjen Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit, i cili shoqëronte Lamajn në ashensor.

Kërkesa e ekstradimit drejtuar autoriteteve Emiraeve të Bashkuara