/ATSH/.- Ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Komuniteteve Evropiane, në kuadër të anëtarësimit të Kroacisë në BE u miratua të hënën nga komisioni parlamentar i Integrimit, në mungesë të deputetëve të opozitës.
Nënkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla, që drejtoi mbledhjen e sotme, tha se pas aderimit të Kroacisë në BE, Shqipërisë i duhet të ratifikojë të gjithë protokollet përkatëse. Ai shprehu keqardhjen që një pr/ligj me rëndësi miratohet pa opozitën, e cila prej një jave vijon të bojkotojë punën e komisionit. Megjithatë, tha deputeti Balla, kjo është një zgjedhje e deputetëve të PD-së, ndërkohë që ne do të vazhdojmë përpara.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Integrimit, duke mbrojtur projektligjin, tha se qëllimi i tij është një përshtatje e MSA-së, ndërmjet Shqipërisë dhe Komuniteteve Evropiane e shteteve të tyre anëtare, e cila kryhet për të reflektuar anëtarësimin e Kroacisë në BE, me efekt nga data 1 korrik 2013.
"Kjo është edhe data kur kanë filluar të zbatohen edhe këto ndryshime në MSA, të cilat synojnë ruajtjen e tregtisë tradicionale ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë, për periudhën 2009-2011. Kjo ka rëndësi përsa i përket kuotave që janë ndryshuar në MSA", shpjegoi specialisti i Ministrisë së Integrimit.
/Shqiptarja.com