Përplasja për të drejtën e garimit ndërkombëtar mes ‘Shoqatës së Pëllumbave 2003’ dhe Federatës Shqiptare të Kolombofilëve ka vijuar edhe këtë të hënë në doganën e ‘Qafë Thanës’.

Për disa orë, 90 anëtarë të shoqatës së ‘Pëllumbave të Postës 2003’ nuk janë lejuar të kalojnë në doganë, për të kaluar drejt Serbisë ku do të organizohet kampionati ndërkombëtar i pëllumbave.

E gjitha erdhi pas një letër ankese që kreut i KOKSH Fildel Ylli i dërgoi doganës, ku thotë se të drejtën për të marrë pjesë në këto gara e ka ‘Federata Shqiptare e Kolombifilëve’.

 “Thjesht për të përkrahur një shokun e tij apo mik. Se nuk e di ekzakt se çfarë e ka. Ai e ka organizuar këtë problem. Ne kemi një vendim gjykate, kemi një status, për garën e pëllumbave. I kemi kaluar doganat pa na penguar njeri”, tha Kujtim Begeja, kryetar i shoqatës ‘Pëllumbat e postës’.

“Ne vëmë re në letër një tejkalim ligjor të kompetencave të KOKSH-it, për interes të disa personave të caktuar. Si përshembull i ashtuquajturi Kolombofile Shqiptare Ramazan Gjyla, si dhe personave të tjerë që atë e mbështesin”, thotë Hysen Rama, përfaqësuesi ligjor i ‘Pëllumbave të postës’.

Prej shumë vitesh shoqata e ‘Pëllumbave të Postës 2003’ ka përfaqësuar vendin në garat ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Kolombofilëve.

 “Mua 70% e trurit më punon vetëm për pëllumba. Unë qaj more, prekem. Nga federata ndërkombëtare e Kolombofilëve ne marrim çipat, të gjithë gjërat organizative. Nuk e kuptoj pse duhet të ndalohemi nga KOKSH dhe të ndalemi nga doganat shqiptare”, shprehet një tjetër.

Pas më shumë se 60 minutash debat mundën të kalonin në doganë, me kamionin që mbante 3800 pëllumba.

Në mesin e këtyre përplasjeve, se kujt i takon të përfaqësojë Shqipërinë, të premten shoqata e “Pëllumbave të Postës’ humbi garën në Kroaci dhe ende nuk dihet se si do të vijojë kjo çështje për garat e tjera ndërkombëtare.

Xh.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 9 Maj, 13:00

    PS propozon masa më të ashpra për shoferët e dehur e ata të rinj, si iu duket?