Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Endira Bushati, ka sfiduar Lulzim Bashën që të djegë mandatet e deputetëve në Kuvend, pas votimit të pr/ligjit nga maxhoranca, që synon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e të riut.

Në një status në Facebook ajo shkruan se Basha duhet të lërë përrallat  “veç po kaluan mbi trupat tanë”… dhe të djegë mandatet e deputetëve. 

Lulzim, na jep vetëm një provë! Digj mandatet!

Na provo ne që të dolëm kundër dhe të gjithëve, që je i gatshëm të sakrifikosh mandatin tënd e të Listës tënde….. Provo që, kush të ka akuzuar se i ke shitur mandatet e deputetëve, ka gabuar!

Provo që, kush të akuzon se ti punon ditë natë për bashkëqeverisje me Ramën, gabohet! Provo që, mesnata e 17-18 Majit nuk të mban peng!

Digj mandatet! Lëri përrallat që “veç po kaluan mbi trupat tanë”…. Rama e bëri rrugë….. Digj mandatet! Ai nuk mund të quhet më Parlament! Askush nuk të ndjek ty, nëse nuk e sheh këtë provë nga ty! Për dikë që e quan veten Lider, kjo nuk është as sakrificë!”.

Endira Bushati, anëtare e Kryesisë së PD



Dje kuvendi miratoi një ligj që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri. Lulzim Basha tha se nuk do lejojë shembjen e Teatrit. “Do e mbrojmë atë me trupat tanë", tha Basha, ndërsa pak orë më pas Kuvendi votoi vetëm me kartonët e mazhorancës pr/ligjin.