Kërkesat e protestuesve të lexuara dje në shesh nuk kanë marrë ende përgjigje nga qeveria, por Partia Demokratike nxitoi të rreshtohet pro tyre.
Kreu i PD Sali Berisha tha se opozita bie dakord me idenë e një qeverie tranzitore apolitike.
“Kërkesat e paraqitura dje garantojnë protestuesit se do të konsiderohen me seriozitetin më të madh, si në aktivitetin tonë direkt kombëtar, ashtu dhe aktivitetin tonë ndërkombëtar. mbështetja ndaj tyre përbën një nga motivet më themelore të angazhimit tonë total, jo me simbolet dhe sloganet tona, por si anëtarësi dhe mbështetës të Partisë Demokratike, bazuar në fibrën qytetare”, tha Berisha.
Diasporës i kërkon të vijojë të bëhet pjesë e protestës kundër kryeministrit Edi Rama, me shpresën e largimit të këtij të fundit.
“Rama të largohet 1 min e më parë, edhe prapa diellit të shkojë, shkon si një hajdut i kombit të tij”, tha Berisha.
Ndërsa parlamentit, edhe pse mes një axhendë të ngjeshur të ligjeve për integrimin, i kërkon të ndërpresë çdo aktivitet dhe të marrë në shqyrtim vetëm kërkesat e protestuesve.
“Insistojmë që parlamenti të ndërpresë çdo lloj aktiviteti tjetër dhe të merret me trajtimin e kërkesave të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Berisha.
PD depozitoi sot edhe një tjetër kërkesë, për mocion me debat mbi kërkesat e protestuesve. Selia blu kërkon që seanca për mocionin me debat të zhvillohet këtë të enjte, pasi këtë javë nuk do të ketë seancë plenare.
Komente










nese Rama duhet te largohet 1 ore me pare, ti Saleh duhet te ikesh para atij
PërgjigjuPo kush te degjon ty more kriminel , ti duhet te groposesh 7 metra nen dhe per krimet qe ke bere , mbeshtete se noc rrokun ke per te fituar .