E gjithë skena është filmuar nga kamera e vendosur në kaskën e tij. Në video mund të shihet 21 vjeçari Jack Sanderson ndërsa po udhëton në rrugët e Derishair së bashku me shokët e tij.
Papritur i riu kalon në korsinë e kundërt ku përpara i del një makinë e bardhë. Për të shmangur përplasjen i riu del nga rruga duke kaluar dhe rrethimin me tela gjëmbi dhe bie poshtë kodrës.
Fatmirësiht Sanderson shpëton vetëm me disa të nxira dhe një dorë të gjakosur. Ndoshta ky incident mund të ishte shmangur nëse i riu nuk do të udhëtonte me rreth 100 km/orë.
Vetë Sanderson në një intervistë për një televizion lokal tha se ende nuk arrin t’a besojë se shpëtoi aq lehtë dhe pa kocka të thyera.
Sipas tij, nëse motori do t’i kishte rrënë përsipër, atëhere me siguri do të kishte vdekur. 21 vjeçari hodhi videon në internet në mënyrë që të paralajmëronte njerëzit të tregohen të kujdesshëm në rrugë dhe mos të bëjnë budallallëkun e tij.
Video ka marrë më shumë se 100 mijë klikime që kur u hodh në internet disa ditë më parë.
Redaksia Online
(f.i/shqiptarja.com)