LONDËR - Partitë politike në Britaninë e Madhe kanë nisur fushatën zgjedhore pasi Parlamenti shpalli përfundimin e mandatit dhe hyrjen në pushim të tij.

Kryeministri britanik dhe njëkohësisht edhe Kryetari i Partisë Konservatore, David Cameron pritet të takohet sot me Mbretëreshën Elizabeth e Dytë, për ti parashtruar asaj mbylljen e Parlamentit për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të cilat pritet të mbahen më 7 maj.

Nga ana tjetër partitë politike sot pritet të nisin fushatën e tyre elektorale. Ndërkohë që tema si ekonomia, sistemi shëndetësor në vend, çështja e BE-së si dhe çështja e emigracionit pritet të jenë zënë një vend të gjerë në fushata elektorale të partive politike.

Mediat vendase thonë se me shumë gjasa mund të ketë përsëri një koalicion në qeverisje. Sipas sondazheve të fundit Partia Konservatore dhe ajo Punëtore janë në balotazh me njëra tjetrën.

Sipas kompanisë të eksitpollit, "ComRes" pritet që David Cameron me partinë e tij merr rreth 36 për qind të votave, ndërsa Partia e Laburiste mund të marrë rreth 32 për qind. Ndërkohë Partia për një Britani të Pavarur e cila njihet edhe me politikën kundër Bashkimit Europian (UKIP) pritet të marrë rreth 12 për qind. Nga ana tjetër Partia Liberal Demokrate prite të marrë rreth 9 për qind të votave, ndërsa përkrahja ndaj partisë së Gjelbërt pritet të jetë rreth 5 për qind.

Ndërkohë një kompani tjetër eksitpollesh, "YouGov" thotë se Partia e Punëtorëve ndodhet katër pikë përpara Partisë së Cameron. Sipas llogarive të tyre Partia e Laburiste pritet të marrë 36 për qind, Partia Konservatore 32 për qind. Ndërkohë që UKIP pritet të marrë rreth 13 përqind, parashikimi për Partinë Liberal Demokrate shkon në 8 për qind, ndërsa sipas kësaj kompanie Partia e Gjelbërt mund të marrë rreth 6 për qind të votave të birtanikëve.

Në zgjedhjet e 7 majit britanikët do të votojnë për Parlamentit britanik me 650 vende.

Marrë nga "Anadolu Agency"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)