Anjeza Maja në krah të Teftës:
Ju rrëfej sfidën time në A1Report

Anjeza Maja në krah të Teftës: <br />Ju rrëfej sfidën time në A1Report
Emisioni “Rreze Dielli” në televizionin A1 Report pritet që në çelje të sezonit të ri televiziv, të vijë me surpriza të reja. Prezantuesja e njohur, Eneida Xhelili, të cilën e kemi parë në prezantimet e saj të përditshme krah zonjës Tefta, përgatitet të presë fëmijën e saj të parë , vogëlushen emrin e së cilës ajo preferon ta mbajë surprizë. Ndërkohë zgjimin dhe kafet e para të mëngjesit, siç janë mësuar shumë telespektatorë tashmë, do të konsumohen me një figurë tjetër televizive. Autorët e programit kanë menduar të sjellin në ekranet tona një personazh po aq simpatik dhe të dashur për publikun, siç është Anjeza Maja. Ajo do të jetë imazhi i ri i “Rreze Dielli” në A1 Report, ku së bashku me zonjën Tefta do të sjellin çdo mëngjes në shtëpitë e shqiptarëve ngrohtësinë dhe ndriçimin që të falin rrezet e diellit përmes recetave të kuzhinës. Anjeza është një figurë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka qenë “Miss Albania” si dhe ka përfaqësuar vendin në “Miss Europe 2002”. Përsa i përket emisioneve televizive e kemi parë në shumë prej tyre duke rezultuar gjithnjë e sukseshme. Dalja e saj më e fundit ishte në vallëzimin e yjeve në “Dancing Ëith The Stars” në ekranin e Vizion Plus. Përveç bukurisë fizike, ish- missi shqiptar është shquar gjithnjë për aftësinë e saj të komunikimit si dhe për natyrën lozonjare e plot humor, jo vetëm me personazhe të cilët e shoqëronin në skenë por edhe me publikun. Ndërkohë “Rreze Dielli” me Anjezë starton në fund të muajit gusht, ku surprizat, të ftuarit e veçantë dhe risitë nuk do të mungojnë dhe do të na shoqërojnë çdo ditë ashtu si në sezonin që lamë pas.

Flet prezantuesja e re e “Rreze Dielli”
Anjeza Maja: “Rreze Dielli” do të jetë eksperienca më tërheqëse

Do të jeni në prezantimin e një emisioni mëngjesi, si vjen kjo sfidë e re për ju?
Është një sfidë e re për mua, pasi jam mësuar të jem në koncerte të mëdha nëpër sheshe, dhe në backstage për emisione të rëndesishme politike të oreve të vona. Kam pasur një eksperience edhe të mëparshme në emisione mëngjesi, por si gazetare dhe jo si drejtuese. Mendoj që do jetë një nga eksperiencat televizive më tërheqëse për vetë faktin se ke të bësh me një emision i cili tregon një mënyrë të bukur se si mund të nisë një ditë plot jetë. Besoj se për mua do të jetë një prezantimet më të mira.

Çfarë do të sjellë Anjeza ndryshe në këtë format televiziv?
Anjezën, natyrshmërinë, thjeshtësinë dhe sjellje të vërteta televizive pa shumë lule, lajka.
Sigurisht nuk do të mungojnë rubrikat nga më të përzgjedhurat që përbejnë interes për publikun dhe personazhe që vështirë t’i kesh në studio, dhe t’i shohësh duke gatuar apo biseduar pa doreza.

Cilat janë pritshmëritë tuaja në lidhje me këtë eksperiencë të re televizive?
Pritshmëritë e mia janë që të kemi një emision të sukseshëm që të konkurroj orët e para të ditës. Po bëjmë maksimumin që ky prodhim të jetë në nivelin e duhur.

Ju do të jeni edhe përkrah zonjës Tefta duke e ndihmuar sadopak në proçesin e gatimit. Sa amvisë e mirë është Anjeza?
Një nga pjesët e emisionit është dhe gatimi me zonjën Tefta. Unë në studio do të jem publiku përballë zonjës Tefta, i cili do të dijë se si po realizohet receta.
Unë nuk gatuaj, njoh shumë receta te mira, e shijoj shumë ushqimin dhe di me detaje përmbajtjen e vitaminave dhe kalorive që permban çdo ushqim që konsumoj, ndoshta do përfitoj nga “Rreze Dielli” për t’u bërë amvisë e mirë.(qesh)

Shkrimi u botua sot ne suplementin "Thashethem" të Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të