Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se i përmbahej idesë se homologu i tij amerikan, Barack Obama nuk do ta njihte gjenocidin armen, me rastin e 100-vjetorit të masakrës kundër të krishterëve armenë në Turqi përgjatë viteve 1915-17.
"Nuk do të më pëlqente ta dëgjoja këtë fjalë (gjenocid - a.jor.) nga presidenti Obama. Dhe nuk parashikoj se do të ndodhë", deklaroi Erdogan gjatë një konference shtypi.
Sipas medias turke, Ankaraja ka ushtruar presion të madh gjatë ditëve të fundit ndaj Uashingtonit, ku këtë javë ndodhet edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, për të mënjanuar përmendjen nga ana e presidentit Obama të fjalës "gjenocid", fjalë e përmendur nga papa Françesku dhe Parlamenti Evropian.
Obama e ka përmendur fjalën "gjenocid" para se të zgjidhej president i SHBA-së, në ndërkohë që pas zgjedhjes ai e ka përmendur këtë ngjarje me fjalët armene "Meds Yeghern" (Gjëma e madhe - shën. përkth.)./atsh/