Shqipëria doli sot me rezultate të spikatura në Anketën Rajonale të Drejtësisë 2025, realizuar nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Të dhënat tregojnë përmirësim të ndjeshëm në të gjitha dimensionet kryesore të sistemit gjyqësor krahasuar me vitin 2020.
"Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar ,nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale, dimensioni me rritjen më të madh, ka shënuar +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv kanë kaluar nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%", thuhet mes të tjerash në gjetjet e anketës.
Reduktimi i korrupsionit perceptohet si arritja kryesore e kësaj periudhe. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e pranoi hapur edhe sfidën që mbetet: 72% e qytetarëve nuk e konsiderojnë sistemin financiarisht të përballueshëm.
“Ky hendek nuk na turpëron — na orienton. Drejtësia që kushton shumë nuk është drejtësi për të gjithë”, tha Gogu në fjalimin e tij përshëndetës.
Ministria ka njoftuar tre masa konkrete si përgjigje: zgjerimin e ndihmës juridike falas, digjitalizimin e plotë të sistemit të menaxhimit të çështjeve deri në dhjetor 2027, dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore — 100 vende stafi administrativ dhe 35 kuota për ndihmës magjistratë të miratuara vetëm këtë vit. Këto të dhëna nuk do t’i përdorim si trofe.
"Do t’i përdorim si busull — sepse Brukseli nuk pyet vetëm për ligjet, por për besimin që qytetarët kanë tek ligjet”, theksoi Ministri Gogu.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Shqipëri është shprehur se sfidat e vërteta të Reformës në Drejtësi lidhen me zbatimin, reagimin proaktiv ndaj problemeve, përshtatjen me ndryshimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
“Sfidat e vërteta të reformës lidhen me zbatimin, reagimin proaktiv ndaj problemeve, përshtatjen me ndryshimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Prandaj, anketat — dhe çdo mjet që nxit reflektimin dhe përmirësimin — duhet të mirëpriten fuqimisht,” tha Ambasadori Silvio Gonzato.
Anketa përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përbën një nga instrumentet kryesore të monitorimit të drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ditën e sotme Banka Botërore ka prezantuar gjetjet e “Anketës së Drejtësisë 2025”, realizuar në kuadër të programit EU4RuleOfLaë, të financuar nga BE.
Anketa ofron të dhëna të rëndësishme mbi mënyrën se si qytetarët, bizneset, profesionistët e ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët e perceptojnë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, pas nisjes së reformës në drejtësi.
Sipas gjetjeve të kësaj Ankete, besimi i publikut te institucionet e drejtësisë është rritur ndjeshëm krahasuar me pesë vite më parë, ndërsa efikasiteti mbetet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët që ndërveprojnë me gjykatat.
“Besimi i qytetarëve tek gjykatat është dyfishuar ,nga 26% në 53%. Pavarësia institucionale, dimensioni me rritjen më të madhe, ka shënuar +30%. Qytetarët që e shohin reformën me sy pozitiv kanë kaluar nga 34% në 56%, ndërsa ata me perceptim negativ janë ulur nga 38% në vetëm 17%”, thuhej në gjetjet e Anketës.
Ndërkohë ambasadori i BE-së në Shqipëri është shprehur se sfidat e vërteta të Reformës në Drejtësi lidhen me zbatimin, reagimin proaktiv ndaj problemeve, përshtatjen me ndryshimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm.
“Sfidat e vërteta të reformës lidhen me zbatimin, reagimin proaktiv ndaj problemeve, përshtatjen me ndryshimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm. Prandaj, anketat — dhe çdo mjet që nxit reflektimin dhe përmirësimin — duhet të mirëpriten fuqimisht,” tha Ambasadori Silvio Gonzato.
Komente











