Fati i PD, përcaktohet në Apel trupa gjykuese, relatore Elona Mihali! Sefa: Shqyrtoni sa më shpejt çështjen, tashmë s'ka asnjë pengesë

TIRANË- Pas shkrirjes së gjykatave të Apelit më datë 1 shkurt në të gjithë vendin dhe përqendrimin e tyre në një të vetme në Tiranë, të gjitha çështjet të cilat nuk kishin një datë të caktuar, janë rihedhur në short, për të caktuar gjyqtarët. Mes tyre ishte edhe ankimimi që Partia Demokratike e Alibeajt i ka bërë vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që i dha vulën e partisë Sali Berishës më 25 mars.

Shorti i hedhur sot, ka caktuar që çështja e vulës së Partisë Demokratike në Apel, do të shqyrtohet nga Elona Mihali e cila do të jetë gjyqtare relatore, ndërsa anëtarë janë caktuar gjyqtarët Irida Kacerja e Astrit Kalaja. Grupi i Rithemelimi ka kërkuar që të caktohet sa më parë një datë, ndërsa tashmë do të jenë 3 gjyqtarët që do të vendosin se kur do të marrin në shqyrtim çështjen e animimit të PD-së.

Një reagim pati edhe nga Grupi i Enklejd Alibeajt. Përfaqësuesi i tyre ligjor i tyre, Indrit Sefa ka depozituar një kërkesë për gjyqtaren Elona Mihali, së cilës i kërkon që ta marrin çështjen në shqyrtim sa më parë. Sefa shkruan se çdo vonesë është e pajustifikuar dhe se tashmë Apeli s’ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit të PD-së.           

Irida Kacerja, edhe më parë ka qenë pjesë e trupit gjykues për çështjen e ankimimit të Partisë Demokratike, për të cilën grupi i Alibeajt, kërkoi përjashtimin e saj, por gjyqtarja relatorë e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pasi vlerësoi se kishte nuk shkaqe papajtueshmërie.

Anëtari tjetër i trupit gjykuese është gjyqtari Astrit Kalaja, një emër i njohur për drejtësinë, sidomos për shkak se ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. 

Kujtojmë se kryekomisioneri Celibashi Ilirjan paralajmëroi se nëse nuk zgjidhet ngërçi brenda PD-së, rrezikon që partia më e madhe opozitare të mos futet në zgjedhjet vendore të 14 majit. Celibashi kërkon që konflikti të zgjidhet para zgjedhjeve, ndërsa theksoi se duhet të angazhohet të gjithë aktorët politikë e institucionalë, pasi këtë ngërç nuk mund ta zgjidhë KQZ.

Mbetet për t’u parë nëse Ilirjan Celibashi do të veprojë njësoj si në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, kur i mbylli derën Sali Berishës pasi mori vendimin që të njihte përfaqësuesit ligjorë të Lulzim Bashës. Kjo detyroi Berishën që të bashkëpunonte me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë. Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:36
'Lufta' e vulës, PD kërkesëApelit pas caktimit të gjyqtares: Çështja të shqyrtohet sa më shpejt, tashmë s'ka asnjë pengesë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa ka reaguar pas shortit që u hodh sot në Apel ku u caktua relatore e çështjes Elona Mihali për çështjen e vulës së PD. Sefa ka depozituar një kërkesë në Apel drejtuar gjyqtares Mihali se cilës i kërkon që çështja të shqyrtohet sa më shpejt. Sefa shkruan se çdo vonesë është e pajustifikuar dhe se tashmë Apeli s’ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit të PD-së.

Gjykata e Apelit tashmë nuk ka asnjë pengesë për t’i dhënë fund konfliktit gjyqësor për legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike. Partia Demokratike i kërkon Gjykatës që të shqyrtojë sa më shpejt ankimin e paraqitur nga ana e saj. I ftojë të gjitha palët ti kërkojnë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të shpallë dhe të gjykojë këtë çështje në një kohë sa më të shpejt. Çdo vonesë tashmë është e pajustifikuar”, shkruan Sefa.

Kërkesa drejtuar gjyqtares Mihali
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aldo: 03/02/2023 19:20

    Partia i takon Sali Berishes. Qe te shkallmoje nga themelet monizmin.✌✌✌✌✌✌✌

    Përgjigju
  • Tani: 03/02/2023 17:24

    Turp! Bravo! Sot me shume se kurre shoqeria shqiptare eshte kapur nga krimi i organizuar, bandat kriminale te shkelqim ganaj, fatmir xhafes dhe te tjera, si struktura kriminale kalojne ke te duan dhe shkarkojne ke te duan. Ne kete koncept largimi nga detyra te gjyqtareve te drejte dhe te ndershem beri kolaps ne dhenie drejtesie. Sot ka nje fitore dhe ajo eshte bandave krimibale.turp

    Përgjigju
  • I tej: 03/02/2023 16:46

    Vula i takon P D .. Berisha te haje nje mut se eshte damkosur nga SHBA hajdut

    Përgjigju
  • Amelia: 03/02/2023 16:02

    Astriti eshte PS-ist I flakte ish komunist e sekretar partie. Mgjse medioker ne profesion e kaloi vettingun me ndihmen e Tom doshit. Ne rastin konkret do heje si ta urdheroje Rama. E thjeshte

    Përgjigju
  • Apeli: 03/02/2023 14:18

    Astriti eshte Berishist i flakt

    Përgjigju
    • Lala: 03/02/2023 17:31

      PSE Sala ska qen Sekretär Partie kshu

    • Ani: 03/02/2023 16:20

      Astriti ka ken sekretar partijet komunist i flakt ,ka ba lek me thase shpija velipoj toka shpi tiran whkoder gjithkund ja ka pa hajrin nanes parti

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë