Maya flet për divorcin: Më kanë lënduar mua dhe djalin

Maya flet për divorcin: Më kanë lënduar mua dhe djalin

Maya Aliçkaj

Këngëtarja e muzikës popullore Maya Aliçkaj së fundmi në një intervistë televizive ka folur rreth procesit të divorcit me babain e djalit të saj.

“Nuk shkon asgjë mirë! Unë po mundohem ti ruaj energjitë e mia për vete, për djalin dhe për punën. Po bëj më të mirën e mundshme për të marrë sa më pak energji negative. Ndonëse u përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori. Po flas në përgjithësi, sepse do vi një moment që do flas shumë në veçanti, por ai moment nuk ka ardhur akoma“, ka thënë Maya në Living Room.

Ndërsa më tej këngëtarja tha se ishte e zhgënjyer nga televizione që kanë marrë deklarata nga “armiqtë” e saj. Dhe këtë periudhë ajo thotë se e kanë përdorur duke ulur figurën e artistes.

“Dikush si person privat mund të shkojë dhe të dërdëllisë aty, por nuk mund të nxjerrin gjëra të pa thëna nga unë dhe pa dalë unë kurrë me një deklaratë. Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq“, tha ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut