Kërkon heqjen e sekuestros për pronat dhe llogaritë bankare, Gjykata Kushtetuese seancë më 18 shkurt për Arben Ahmetajn

TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë më 18 shkurt kërkesën e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj kundër sekuestrimit të pronave dhe llogarive bankare të tij.

Ahmetaj ka kërkuar rrëzimin e masave të sekuestrimit, duke argumentuar se ato janë vendosur në kundërshtim me të drejtat e tij kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese më herët ka rrëzuar kërkesat e familjarëve të Ahmetajt për kthimin e pronave të sekuestruara, duke argumentuar se sekuestrimi është kryer në përputhje me ligjin dhe nuk ka shkelur të drejtat e tyre kushtetuese. 

Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më 23 shtator SPAK njoftoi shtyrjen me 3 muaj të hetimeve të dosjes. Për të është raportuar se ka kërkuar azil në Zvicër.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Piro: 23/01/2025 12:09

    Kryeminister që arratiset si lepur. Hiqet i pafajshem po s'ka bythe të gjykohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Omar Marmoush firmos me Manchester Cityn, egjiptiani kushtoi 75 mln euro

Zyrtare/ Omar Marmoush firmos me Manchester Cityn, egjiptiani kushtoi 75 mln euro