Ankorohen në Durrës dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum

Në Durrës janë ankoruar dy superjahtet e themeluesit të “WhatsApp”, Jan Koum.

“Moonrise” është superjahti motorik rreth 100m i gjatë, një tjetër kryevepër e prestigjiozit holandez Feadship, lançuar në vitin 2020, ndërsa superjahti tjetër "Nebula" ka dy vite që ka lancuar lundrimin dhe është ndërtuar nga Astilleros Armon.

“Moonrise” ka një shpejtësi maksimale lundrimi prej 19.5 nyje. Kapaciteti akomodues i këtij jahti është deri në 16 persona ndërkohë që ekuipazhi i tij ka 32 anëtarë. Ky superjaht përbëhet nga një superstrukturë alumini dhe ka një tonazh bruto prej 3945.0 GT.

“Moonrise” aktualisht lundron nën flamurin e Ishujve Kajman, shtet i dytë në botë për numrin e superjahteve, me 1408 jahte të regjistruara.

Në bord e jahtit, që vjen nga Palma De Mallorca e Spanjës është nisur drejt  Venecia të Italisë, ndodhet edhe vetë Jan Koum. Ndërsa Jahti tjetër “Nebula”, po në pronësi të Koum, përdoret si anije ndihmëse për supermjetin lundrues kryesor.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haxhiu: 07/08/2024 14:27

    Mos i hudh noft knej me, ka me ti prish injatoret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Karbohidratet apo yndyrnat, cilat ju pengojnë për të humbur peshë

Karbohidratet apo yndyrnat, cilat ju pengojnë për të humbur peshë