Të jeni i sigurt se dhe ju bëni pjes tek grupi i njerëzve që e përdorni antidjersën në mëngjes, pasi bëni banjo apo para se të dilni nga shtëpia. Por e gjithë kjo është një nga gabimet që bëhet në përdorimin e produkteve që luftojnë djersën dhe aromën e keqe të saj.
Mirëpo hedhja e antidjersës në mëngjes, pasi keni bërë banjo apo para se të dilni bën të kundërtën, e shton sasinë e djersës, duke ju shkaktuar edhe ju më shumë shqetësime.
Gjithashtu dihet se antidjersat kanë një rregull në përdorimin e tyre, ato bëhen pasi keni kryer rutinën tuaj para se të flini gjumë, mos harroni të hidhni edhe antidjersën.
Veçse përdorimi i antidjersës para se të flini gjumë bëhet për faktin se ajo bën të mundur mbylljen e poreve të djersës. Menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi vijoni ditën tuaj normalisht dhe do të shikoni se sasia e djersës do të jetë reduktuar.