Panairi i librit në Tiranë anulohet për shkak të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Shoqata e Botuesve Shqiptarë të cilët thonë se Ministria e Shëndetësisë e ka ndaluar për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së virusit.
Edicioni i 23-të i panairit të librit ishte parashikuar të zhvillohej nga data 12-15 nëntor 2020.
Njoftimi i plotë:
Të dashur kolegë botues, librarë, ekspozues, pjesëmarrës në Panairin e Librit të Tiranës,
ju vëmë në dijeni që, pavarësisht gjithë interesimit tonë dhe përgatitjeve për të bërë të mundur organizimin e Panairit të 23 të Librit, sipas planifikimit më 12-15 nëntor 2020, përgjigja që erdhi sot, dt. 14.10.2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, ështe negative, për shkak të "rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e Covid-19 gjatë këij aktiviteti, në situatën në të cilën ndodhemi".
Ju falënderojmë të gjithëve për mirëkuptimin dhe mbështetjen dhe ju urojmë punë të mbarë,
Grupi organizator
Ndërkohë pak më herët gjatë ditës së sotme u njoftua rihapja e kinemave, një urdhër i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Hapja e tyre do të bëhet nën protokollin që do të hartohet posaçërisht nga autoritetet shëndetësore.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rovena Rrozhani: Një 'shaka' në Pallatin e Librit!
20 Nëntor, 11:31
-
Karnavali i nëntorit në Pallatin e Kongreseve! Festimi i librit fiktiv, si objekt spektakli dhe dekorimi ose festivali i pseudo-leximit, për ata që nuk lexojnë!
19 Nëntor, 11:35
-
Panairi i 27-të i librit, ndahen çmime për vepra dhe autorë. Mungoi vlerësimi për veprat poetike e letërsinë për fëmijë
16 Nëntor, 15:32
-
Çelet Panairi Librit/ Ekspozojnë 90 shtëpi botuese, promovohen 60 libra të rinj! Botuesja Tafa: Sot në Shqipëri shkruhet letërsi e mirë, por duhen subvencione
13 Nëntor, 17:26
-
Guida Kulturore/ Nis sot Panairi i Librit 2024: Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh
13 Nëntor, 08:20
-
Panairi i librit nuk është treg venecian!
20 Nëntor 2023, 10:05
-
‘Histori solidariteti, kur sot, atyre që duan një jetë më të mirë u mbyllen dyert!’ Ardone në Panair për ‘Trenin e fëmijëve’! Libri special për Italinë e pasluftës
19 Nëntor 2023, 16:11
-
Panairi i Librit 2023, Mira Meksi, shkrimtarja më e mirë e edicionit të 26-të! Ja si ndahen çmimet për veprat më të mira letrare
18 Nëntor 2023, 12:31
-
Ilide Carmignani, ‘zëri’ i Nerudës, Markez e autorëve të mëdhenj në italisht në Panair: ‘Magjia’ e përkthimit e miqësia me Sepulvedën! Letërsia, urë dialogu me Shqipërinë
17 Nëntor 2023, 16:27
-
Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka ‘flet’ shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë
17 Nëntor 2023, 14:57
-
Edison Ypi: Mbreti i Panairit të Librit
17 Nëntor 2023, 11:32
-
Shqiptarët që ikin, ‘Komploti’ i Ben Blushit, si një paralajmërim, shkrimtari në Panair: Një thirrje letrare për të mos e braktisur vendin!
16 Nëntor 2023, 17:34