Oltion Bistri, ish shefi i Operacionales, me një karrierë të gjatë në Polici, i akuzuar për lidhje me krimin, dhe pjesa e dosjes "Metamorfoza", do të duhet të rikthehet në qeli.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur sot vendimin e shkallës së parë, e cila vitin e kaluar e dënoi atë me 2 vjet burgim, pas gjykimit të shkurtuar, vetëm për akuzën e “zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”, duke i dhënë pafajësinë për akuzat e tjera të korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.
Apeli i Posaçëm, e ka gjetur atë fajtor dhe për këto dy akuza, duke e dënuar përfundimisht me 11 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkojnë në 7 vite e 4 muaj.
Me vendimin e sotëm të trupës gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi, rikthehet edhe konfiskimi i pasurive të tij, 3 apartamente dhe 2 dyqane, si dhe 1 milion euro në cash.
Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, dhe qëndroi në qeli deri më 18 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar urdhëroi lirimin e menjëhershëm, pasi koha e dënimit rezultoi të ishte shlyer në paraburgim.
Oltion Bistri ka qëndruar në qeli afro 2 vjet e 4 muaj burgim, të cilat i llogariten në 3 vjet e 6 muaj. Me dënimin e dhënë, ai do duhet të vuajë afërsisht edhe 3 vjet e 10 muaj të tjerë.
Dosja “Metamorfoza” nxori në dritë lidhjet e biznesmenit të kazinove Pëllumb Gjoka me drejtues policie dhe anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër. Ish-kreu i Operacionales, Oltion Bistri e paralajmëronte Gjokën për kontrollet e policisë dhe e siguronte se kazinoja e tij në Tiranë do të mbetej e paprekur. Dosja zbuloi edhe përfshirjen e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita i dënuar në shkallë të parë për nxjerrje të të dhënave sekrete dhe dy episode korrupsioni pasiv.
Dosja u nda në disa fraksione me emra të rëndësishëm të botës së krimit, por edhe të biznesit dhe uniformave blu. Apeli i GJKKO i la në fuqi dënimet për Behar Bajri, me 8 vite e 8 muaj burg, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj, Edmond Prekën dhe ish prokurorin Xhevahir Lita me 3 vite e 4 muaj burg. Pëllumb Gjoka dhe ish efektivi Ardit Hasanbegaj u dënuan nga shkalla e parë veçmas, respektivisht me 6 dhe 5 vite burg, për sigurim kushtesh për vrasje, në një fraksion tjetër që është duke u gjykuar në Apel.


-
Rasti per te kerkuar heqjen e gjykimit te shkurtuar njehere e pergjithemone.
Përgjigju -
Te rujt zoti o spak po ngreje pak doren per kto vrases Se mire qe i denoni ku lumte por jepi ca vite Se 7-8 vjet po denoni kto per vjedhje papaqi dhe 2 cigare ashash, Jo kto qe kane vra e grabit me qindra shqiptare Kane vra gjysmen e te vrareve ne shqiperi ne bashkepunim Me niklen tiranen e vloren fierin e tepelenen kto jane top liste Dhe ju i denoni me gjykim te shkurtuar!!! Gjykimi i shkurtuar pranohet vetem ne raste ku personat nuk jane perserites dhe jane per vepra me te lehta penale, jo per vrasje trafik droge E trafik armesh e peng marrje e zhdukje kufome , turp eshte Sidoqofte ishalla dalin me pas akuza te reja se deri ktu mire keni ju lumte Se ne pergjithsi dalin rruges tjerat... rendsi ka te jene burg kto plera Dhe shume tjere qe jane jashte bejne si vipa, te cilet kane vrare dhe jane Kontigjent kriminal te vetquajtur biznesmen gjoja!!!
Përgjigju -
Ata gjyqtarë që e dënuan dhe e liruan a janë akoma në punë sepse janë paguar për vendimin që morën.
Përgjigju -
Polic gangsterr me pasuri ministri
Përgjigju -
A sa keq! Djali me i mire dhe me i respektuar! e mpleksen plehrat. Shume respekt per kete djale. Shpresoj ta kaloje denimin shpejt dhe te rimare veten sa me shpejt ekonomikisht. Ne kete sistem i miri shkelet me kembe. Respekte Oltjon Bistrit.
Përgjigju-
Po o Sokolo ke te drejt. Gjynah prz. Ishalla ka mqef nja 2/3 milion tjera qe ti ket kur te dali.
-










Komente
Komento