Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi sekuestrimin e llogarive bankare të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Vendimi u mor sot më 28 tetor 2023. Më 26 shtator Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish numrit 2 te qeverisë Arben Ahmetaj, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare, me vlerë 108 mijë euro që ishte bllokuar në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij. Me vendimin e sotëm kjo llogari bankare mbetet e sekuestruar.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Prokuroria e posaçme po tenton të zbulojë vend-ndodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj përmes postimeve të bëra prej tij në rrjetet sociale pas arratisjes.
Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.
Ndërsa më 8 tetor u mor i pandehur për herë të dytë në mungesë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”.
edhe arben ahmetaj do te kerkoje azil me motivin qe ju sekuestrua pasuria pa vendim gjykate
Përgjigju