Apeli i la pa vulë/ Kreshnik Çollaku braktis Bashën: Për ata që dje isha 'hero' sot jam tradhtar! Do bëj publik propozimin tim

Apeli i la pa vulë/ Kreshnik Çollaku braktis Bashën: Për ata që dje isha 'hero' sot jam tradhtar! Do bëj publik propozimin tim

Kreshnik Çollaku

Tirane- Kreshnik Çollaku është deputeti i dytë që braktis Lulzim Bashën pas vendimit të Apelit për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, ndërsa më herët kishte deklaruar se do të respektonte vendimin e gjykatës.

“Për ata qe dje isha ‘tradhtari’ sot jam ‘heroi’ dhe për ata qe dje isha ‘hero’ sot jam ‘tradhtari'”, shkruan Çollaku në rrjetet sociale.

Nëse PD është gati të pranojë mendimin ndryshe, “disitentët’ individual apo të organizuar kundër lidershipit zyrtar, siç i quan Çollaku, ai thotë se ka një mendim dhe propozim për të cilin do ta bëjë shumë shpejt publik.

Të njëjtën gjë kërkon edhe nga kolegët e tjerë të partisë, të nxisin dialog apo debat për të ardhmen e Partisë Demokratike.

Më herët nga grupi i Lulzim Bashës u largua edhe deputetja Eralda Bano.

Postimi i Kreshnik Çollakut 

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD,pavaresisht shkalles dhe formes se perkeqesimit te tij,pavaresisht bindjes dhe mbeshtetjes time ndaj njeres pale apo tjetres..,ne cdo situate,ne cdo pozicion,ne cdo kohe ,kam kerkuar vetem nje gje, Bashkim te demokrateve,kam bere thirrje per te shmangur percarjen e me keq,Ndarjen e PD.

Per keto qendrime,ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero,qendrestare,demokrate i vertete”..,disa te tjere “peng,i shitur,tradhetar”.
Ne menyre tragjikomike ,per disa qe mbajne modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u nderruan.
Per ata qe dje isha “tradhetari” sot jam “heroi”,dhe per ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhetari”.
Ne fakt une nuk jam tradhetari por nuk jam as heroi,jam nje 19 vjecar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjunjezuar ne 2024 ,PD qe ne ate kohe themeluam me aq shprese.
Sot ka nje realitet te ri e te ndryshem ne PD.
Kontesti gjyqesor qe patem dha nje verdikt. Ne te gjithe patem premtuar se do ta njohim e respektojme.
Une jam nder ata qe dje,kam bere kete premtim.
Sot jam nje njeri qe po i qendroj fjales se dhene.
Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.
Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.
Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.
A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?
A mundet PD te mbaje brenda te njejtes sigel apo flamur ,individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar?
Une kam idene dhe propozimin tim,te cilin shpejt do ta bej publike.
Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim nje dialog ose debat me cdo pale per kete ceshtje,qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozites ne Shqiperi.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/06/2024 01:56

    Pra, tradhetar dhe hero e anasjelltas!Shume mire e ke percaktuar veten,ti shkon nga fryn era!

    Përgjigju
  • Pedeist: 15/06/2024 19:40

    Me shume se kalove andej, puna eshte pse mbeshtete nje humbes recidivist. Nejse, te jesh deputet vlen. Se mos fiton Basha ne gjykate te larte, thuaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024