Nga 2 muaj burg që i kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit i caktoi sot 18 muaj shërbim provë Stresit.
Me shërbimin e provës ai merr përsipër të mos kryejë asnjë vepër penale apo të shoqërohet me persona të rrezikshëm dhe me precedent penal.
Këngëtari Arkimed Lushaj ose i njohur me pseudonimin “Stresi” u arratis në muajin janar të vitit 2015 nga ambientet e një komisariati policie pas ndalimit që i kishte bërë policia për shkak se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Stresi ishte ndaluar nga uniformat në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit ku gjatë ndalimit ka kundërshtuar efektivët e policisë.
Pas shoqërimit në komisariat, ai është hedhur nga dritarja e katit të dytë duke humbur gjurmët. Mësohet se në ato momente Stresi po merrej në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësore.
Nga ngjarja në fjalë u proceduan edhe 3 policë të komisariatit.
(d.b/Shqiptarja.com)