TIRANË-Janë 3 infermieret e COVID2 dhe sanitarja që u arrestuan si pjesë e grupit të Tire Alldervishit, e cila merrte para për t'i ofruar shërbim pacientëve. Kërkuan liri por gjykata caktoi për to 45 ditë në burg ndërsa për prokurorin Bledar Valikaj u dhanë disa detyra: A kishin dijeni kryeinfermjerët dhe mjekët? Cila është përgjegjësia e tyre kur një shërbim publik jepej me lekë në një spital shtetëror? Shkeljet individuale të tre infermjervë Sidorela Cela, Mira Bushi dhe Sheqire Jonuza si dhe sanitrajta Rukia Hoxha.

Ndër të tjera gjyqtarja Rexhina Merlika kërkoi edhe zbardhjen sa më të shpejtë të mesazheve që të akuzuarat kanë fshirë sapo mësuan arrestimin e koleges së tyre Tire Alldervishi.

E vetmja që foli para dhënies së vendimit ishte sanitarja Rukie Hoxha, e cila mohoi të ishte niveli i Tires duke i kërkuar para pacientëve:

“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndershmëri”, është shprehur Hoxha..

Ndërkohë gjatë seancës  avokatja e Sidorela Celës, ish prokurorja Antoneta Sevdari u përplas me kolegun e saj duke e cilësuar arresitmin të paligjshëm.

Sipas Sevdarit, nqs ka korrupsion sic është deklaruar në media atëherë këtë procedim duhet ta kishte SPAK-u pasi klientja e saj ska mashtruar askënd.

Kurse prokurori Valikaj, u shpreh se SPAK është përgjigjur se cështja duhet të ndiqet nga prokuroria e tiranës. Ai po ashtu sqaroi se hetimi është i hapur edhe për një fenomen sic janë lejimi i ushqimeve nga jashtë spitalit kur në realitet ai është spital karantinë.

Ndalur tek rasti i pacientes që u morën 800 mijë lekë nga Tirja, të katër të arrestuarat mohuan ti kishin shërbyer të ndejrës.

E teksa Tirja dhe 4 bashkëpunëtoret e saj do qëndrojnë në burg, ish infermjerja e Covid1 Ronida Hysa e cila në spital vodhi portofolin dhe kartën e bankës të një të vdekuri është liruar në apel një ditë më parë, me argumentin se ka fëmijën e mitur për t'u kujdesur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:49
Bashkëpunëtoret e Tires u lanë në burg, gjyqtarja: Nuk kemi material ta ndajmë nëse kemi të bëjmë me korrupsion apo shpërblim

1612964214_tiret.jpg

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme gjyqtarja Rexhina Merlika ka kërkuar që për të zbardhur të vërtetën për këto persona duhet të kryhen veprime hetimore urgjente. Duhet të bëhet një ekspertim telefonik i 4 të ndaluarave për të gjetur bisedat me Tiren.

Gjyqtarja ka kërkuar që prokuroria të sjellë se cilat veprime konkrete kanë bërë këto zonja për mashtrim me të ndjerën Liljana dhe pasojën e ardhur ndaj saj.  Më tej gjyqtarja ka kërkuar se duhet hetim nëse kanë bërë të tilla abuzime edhe me pacientë të tjerë dhe duhet ndarë nëse kemi shpërdorim detyre apo korrupsion.

'Kjo seancë publike pasi qytetarët duhet të dinë se çfarë është. Këto janë punonjëse që nuk kanë ardhur dje në spital. punojnë aty prej vitesh. duhet faktuar çfarë shkelje reale është bërë. Çfarë pasojë kanë sjellë. Nëse kanë marrë lekë për shërbimin, do të përballen me ligjin. duhet hetuar personeli tjetër, mjekë dhe kryenifermierë. Si u la Tirja e këto zonja të sjellin këtë gjendje kaq të rëndë. Çfarë çedoi rast për rast. Me kaq material nuk e ndajmë dot, nëse kemi korrupsion apo shpërblim se japin dhe dhurata me pëlqim.'- tha gjyqtarja, raporton Report TV.

Ora 14:30
Jepet masa e sigurisë, lihen në burg 4 bashkëpunëtoret e Tires

Gjykata ka lënë në burg 3 infermieret dhe një sanitare të cilat ishin të përfshira në skandalin tek Spitali Shefqet Ndroqi.

Gjykata ka vendosur që të 'arrest me burg' me afat 45 ditë Sheqerie Jonuzin, Sidorela Çelën, Rukije Hoxhën dhe Mira Bushin.

Në seance gjyqtarja ka kërkuar se për të zbardhur të vërtetën për këto persona duhet të kryhen veprime hetimore urgjente. Duhet të bëhet një ekspertim telefonik i 4 të ndaluarave për të gjetur bisedat me Tiren.

Ora 14:19
E akuzuar si bashkëpunëtore e Tires, infermierja përlotet në sallën e gjyqit (VIDEO)

Sidorela Çela, infermierja e akuzuar si bashkëpunëtore e Tires është shfaqur e përlotur në seancën gjyqësore. Siç shihet në pamjet që Report Tv, Çela ka shpërthyer në lot teksa po i përgjigjej gjyqtares.

Ora 14:06
Sanitarja: Nuk jam shoqja e Tires, s’kam marrë asnjë lekë! Kam punuar 37 vite me ndershmëri (VIDEO)

Sanitarja Rukije Hoxhaj është shprehur se nuk është bashkëpunëtore e Tires. Ajo ka deklaruar para gjyqtares se nuk ka marrë asnjë lekë nga Tirja, por ka punuar me ndershmëri për 37 vite.

“S’jam shoqja e Tires. Nuk më ka dhënë asnjë lekë, kam 37 vite pune me ndërshmëri”, është shprehur Hoxhaj.

 

Ora 13:56
Nisin hetimet për futjen e ushqimeve në spitalit COVID, Prokurori: Pse duhet të ndodh kjo gjë?

1612958976_Screenshot3.jpg

Në seancën gjyqësore, Prokurori i çështjes ka deklaruar se ka nisur hetimet edhe për çështjen e futjes së ushqimeve brenda spitalit, në një kohë kur kjo është e ndaluar me ligj.

“Kjo është pjesë e hetimit dhe është detyra jonë që ta ndjekim. S’po përjashtojmë askënd nga përgjegjësia penale. Pse duhet të futen ushqimet në një spital karantinë”, ka thënë Prokurori.

Ora 13:53
'Merrte lekë për telefonat që përdornin pacientët', avokatja e Sidorela Çelës përplaset me prokurorin: Ku janë hetimet për doktorët

1612790427_sidorelacela001.jpg

Avokatja e infermieres Sidorela Çeles, Antoneta Sevdari, ka deklaruar ditën e sotme në senacë se, infermierja është e pafajshme dhe se nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm.

Prokurori ka deklaruar se Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, kur telefonat ishin të ndaluara.

Sevdari: Po ka korrupsion çështja të kaloj në SPAK. Sepse nëse ka lekë për shërbime falas e korrupsion të shkon dosja në SPAK. Sidorela Çela e ndaluar në mënyre të paligjshme. Ku janë hetimet për doktorët. Pastruesja e paska fajin? Sidorela s'ka kryer asnjë veprim të paligjshëm. Urdhëri i ndalimit s'ka asnje provë.

Prokurori Valikaj: Policia gjyqësore kontaktoi me SPAKU-n dhe SPAK e kaloi tek Tirana. SPAK e njeh këtë dosje. Po të dojë, mund ta marrë direkt se pengojme ne. Sidorela merrte lekë për telefonat, që përdornin pacientët, ku telefonat ishin të ndaluara.

Avokati i Rukije Hoxhajt, Julian Mërtiti: Kush i ndalon telefonat, sanitarja apo drejtori. Përse nuk procedohet adiministrata. Njerëzit u hodhën nga ballkonet dhe vdiqën se nuk flisnin me familjarët.

Gjyqtarja: Cila nga ju infermieret i ka shërbyer znj. Liljana, vajza e të cilës pagoi 800 mijë lekë.

Sidorela: Nuk kam qenë fare!

Sheqeria: Nuk kemi asnjë lidhje se ishte tezja e Tires.

Mira Bushi: Se njoh fare nuk kam shërbyer në atë kat.

Ora 13:39
'Si mundet Tirja t'i bëjë këto, pse ajo e drejton spitalin?' gjyqtarja përplaset më prokurorin në seancën: Pse infermieret kanë fshirë SMS-të

1612959049_c674a68ce59243e2be76082038fb755c.jpg

Detaje të reja janë zbardhur nga senaca që po zhvillohet për inferimeret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitarja Rukije Hoxha të arrestuara lidhur me skandalin te "Shefqet Ndroqi".

Gazetari i Report TV Arsen Rusta bën me dije se 4 të ndaluarat kanë fshirë çdo SMS nga telefoni. Prokuroria ke thekuar se po punohet për rekuperimin e mesazheve.

Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.

Prokuroria ka kërkuar 'arrest me burg' për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdoj çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.

Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.

'Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!'- është hsprehur gjyqtarja.

Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rekuperohen do ti sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.

Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjeta, do të mbaj përgjegjësi.

Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?