TIRANE - Kur janë mbushur dy muaj e gjysëm nga dënimi me 9.4 vite burg të Gëzim Çelajt për akuzën e “Trafikut të Kokainës” dhe deklarimin e tij të pafajshëm për dy akuza, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar me 13 vite heqje lirie. Apeli i Krimeve të Rënda ka prishur vendimin që i jepte pafajësi Gëzim Çelajt për akuzën e Armëmbajtjes pa lejë dhe “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike”.
Për këto dy vepra penale Apeli ka vendosur ta shpallë fajtor, duke mos marë në konsideratë pretendimet e avokatëve të Gëzim Çelajt, se armët dhe gati 200 kg hashash të gjetura në shtëpinë në Fushë-Kuqe, i përkisnin babait të tij, Xhemal Çelajt, që tashmë nuk jeton më.
Sipas gjykatës së shkallës së parë Çelaj mbante përgjegjësi vetëm për akuzën e “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim dhe një sasi hashashi të kapur në banesën e tij në Tiranë, ndërsa për sendet e paligjshme të sipërcituara më lart të sekuestruara në banesën në Fushë-Kuqe, Çelaj sipas gjykatës nuk mban përgjegjësi pasi ato janë sekuestruar në shtëpinë e babait të tij, Xhemal Çelaj.Mirëpo ndryshe nga sa kishin argumentuar gjyqtarët e shkallës së Parë,ky argument është rrëzuar nga gjykata e Apelit, e cila ka ndryshuar masën e dënimit për Çelaj, duke e dënuar atë me 13 vite burg.
Punëtorët e Çelajt
Kanë qënë tre punëtorë të kontraktuar nga Gëzim Çelaj të cilët kanë dëshmuar se banesa në Fushë-Kuqe të Kurbinit, i përkiste Gëzim Çelaj. Sipas tyre ata ishin punësuar nga Çelaj për të rregulluar lulet e oborrit të vilës, ndërkohë që në momentin që ka mbëritur policia ata kanë parë sekuestrimin e armëve dhe shumë sende të paligjshme si drogë, dhe përzierës kokaine.Pavarësisht se këta dëshmitarë kanë dëshmuar në gjykatë, gjykata e Krimeve të Rënda, e ka shpallur fajtor Çelaj vetëm për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe drogën e kapur në banesën e tij në Tiranë.
Nga ana tjetër në fillim të Tetorit 2015 prokuroria e krimeve të Rënda pohoi se vendimin e gjykatës do e apelojë, duke kërkuar që Çelaj të dënohet me 13 vite burg. Në fakt kjo është dhe masa e dënimit e kërkuar nga prokuroria,e cila ka kërkuar 20 vjet burg, por me procedurën e gjykimit të shkurtuar masa e dënimit shkoi në 13 vjet burg.
Vëllai në Kurbin
Ndërkohë për sa i përket vëllait të Gëzimit, Kujtim Çelaj aktet hetimore për të janë transferuar në prokurorinë e Laçit, i cili do ndiqet penalisht për akuzën e “Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndës narkotike”, kjo pasi ndaj tij nuk ekzistonin prova që ai të ishte i implikuar në trafikun e kokainës. Nga hetimi rezultoi, ndër të tjera se nga Kosova për llogari të të pandehurit Gëzim Çelaj kishte ardhur një sasi lënde narkotike e llojit “kokainë”, por kjo nuk kishte cilësinë e duhur.
Për këtë arsye, kjo ngarkesë u vendos që do të kthehej mbrapsht për Kosovë në vendin e magazinimit të saj, si dhe do të merrej nga andej një ngarkesë tjetër për t‘jua shitur personave që do ta blinin atë. Paratë për këtë ngarkesë, do t‘i dërgoheshin shtetasit shqiptaro-amerikan të paidentifikuar akoma si nga pandehuri i Gëzim Çela, ashtu dhe nga e pandehura Valentina Tufina. Kjo e fundit, rezultoi të ishte me njohuri në drejtim të përzierjes së lëndës narkotike të llojit “kokainë”, të njohjes së cilësisë dhe elementëve përbërës të saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

dënon në mungesë dhe për 2 akuza ">