Një atentat kamikaz ndodhi sot në një xhami shiite në lindje të Arabisë Saudite, duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë personave, një sulm ky që rrezikon të rrisë tensionet fetare në këtë mbretëri me shumicë sunite.
"Një individ shpërtheu një bombë që e mbante nën rrobat e tij gjatë lutjes së të premtes në xhaminë Ali Ibn Abi Taleb në Kudehi, një rajon i provincs Qatif", deklaroi zëdhënësi i ministrisë, i cituar nga agjencia zyrtare SPA, por nuk dha një mbilanc të saktë të atentatit.
Disa besimtarë shiitë dhe dëshmitarë japin bilance të ndryshme që lëvizin nga 4 në 22 të vdekur dhe shumë të plagosur.
Grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër këtë atentat vetvrasës, ku në tekstin e publikuar thuhet se grupi e pranon se "ushtarët e kalifatit në provincën e Najadit (Arabia Saudite) janë përgjegjës të këtij sulmi".
Grupi ka publikuar gjithashtu edhe një foto të autorit të sulmit që sipas tekstit quhet Abou Amer Al-Najdi./
/atsh/