Tiranë , 10 Mars /ATSH- Megi Zonja/.- "Vrasja e Maratit", është drama e shkrimtarit gjerman Peter Weiss, e cila do të shfaqet më 14 dhe 15 mars në Teatrin Kombëtar si një pjesë brilante, analizë e hollë filozofike e Revolucionit frëng, me diskutime që vijnë aktuale dhe në ditët tona. "Vrasja e Maratit", merr shkak nga një ngjarje historike, një moment i rëndësishëm në historinë e Revolucionit Francez që është vetë - Vrasja e Maratit.
Autori Peter Weiss është ngacmuar nga ngjarja për të na shqetësuar me një pyetje madhore: A është radikalizmi ekstrem ose fondamentalizmi sot zgjidhja për të ndryshuar botën?
Arben Kumbaro, një nga emrat më të vlerësuar të regjisë, sjell premierë dramën "Vrasja e Maratit", shkruar nga Peter Weiss. Një dramë e cila ka njohur suksese të jashtëzakonshme në botë.
Sipas zyrës së shtypit të Tatrit Kombëtar, në datat 14 dhe 15 Mars në Teatrin Kombëtar në role do të jenë aktorët, Viktor Zhusti. Hervin Çuli Luli Bitri Helidon Fino Indrit Çobani Gladiola Harizaj Arben Derhemi, Sokol Angjeli ,Erand Sojli, Egzona Ademi , Mateus Frroku Flaura Kureta, Mehdi Malkaj ,Lulzim Zeqja ,Niada Saliasi, Gert Ferra ,Genti Deçka ,Flor Veizi Florind Belliu ,Dasara Xhangolli, Orsi Vangjeli,Deljana Topulli, Andon Koço, Andi Voci, Julinda Emiri, Ledion Bitri.
/f.n/










