Arbër Hitaj: Legjoni i parë i luftës botërore formohet në Tiranë

Arbër Hitaj: Legjoni i parë i luftës botërore formohet në Tiranë

Donald Trump, Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta

Ka një ekzaltim të habitshëm në kampin opozitar në Shqipëri për rikthimin e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Dy liderët e opozitës Ilir Meta dhe Sali Berisha, jo vetëm e uruan, me të drejtë, por shprehën padurimin e tyre për të punuar me Donald  Trump presindetin e 47 të ShBA-ve! Mos qeshni janë deklarata serioze, pra Ilir Meta në burg dhe Sali Berisha non grata nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë do të bashkëpunojnë me Donald Trump!

Ndodhi në fakt në mandatin e parë të  Donald Trump 2016-2020, ku  bashkëpunimi i DASH, i Shtëpisë e Bardhë me Partinë Demokratike ishte shumë i fortë, aq i fortë sa djegia e mandateve dhe mos futja në zgjedhjet lokale ishte në koordinim me aletatët ndërkombëtarë! Kush ka memorie e di shumë mirë për çfarë e kam fjalën! Nëse se ka dikush, mund ti kthehet me google search kronikave të kohës çfarë deklaronte Yuri Kim, ambasadore e ShBA- ve në atë kohë.

E megjithatë  unë jam i bindur se ne imagjinatën e tyre ata janë tejet serioz, po bëjnë skenarë, duke i shpallur luftë Sorosit e së majtës amerikane, apo duke treguar betejat që ata kanë me drejtësinë, e Trump do të thotë: “What the hell”, Saliu dhe Iliri, janë mini sozitë e mi në beteja!

Më pas Trump do i futet seriozisht luftës, do t’i bërtasë Edi Ramës, madje më keq akoma, do e burgosë atë dhe gjithë qeverinë shqiptare dhe këdo që opozita ka inat, gazetarë dhe analistë të shitur. Të gjithë në emër të Trump dhe me firmën e tij do të shkojnë në burg. Madje burime të sigurta nga “rrugica e shpresës”, paralajmërojnë se një ekip special amerikan me marinsa  do t’i bëjë arrestimet pasi policia dhe SPAK janë të shitur po tek amerikanët, por te demokratët jo te republikanët!

E më pas Sali Berisha dhe Ilir Meta do të drejtojnë përsëri Shqipërinë, shend e verë. Ushtria e tyre e ka filluar luftën, gojën po e përdorin si kallashnikov duke gjuajtur me plumba fjalësh çdo të majtë e këdo që i kritikon qoftë dhe trumpist por jo Berishist.

Në emër të Donald Trump je i pushkatuar! Ata si kalorësit templarët dikur janë gati të bashkohen në luftën e shenjtë, të shpëtojnë Amerikën nga Soros e majtistët e pas të pastrojnë Shqipërinë nga pjellat komuniste! Kaq egër i kanë luftuar komunistët sa i morën dhe në parti!

Ata harrojnë se shumë të majtë u shprehën hapur për politikat e Donald Trump. Ata harrojnë se politika është përplasje idesh jo hakmarrje primitive si në mesjetë! Nejse, faktet nuk është se kanë vlerë për këta luftëtarë modernë.

Vetëm se ka një problem, që  nuk e llogarisin, ata nuk janë Donald Trump e mbi të gjitha Donald Trump nuk është si ata. Politikanët e kalibrit të lartë me të mirat e të metat, nuk merren me inate të vogla, apo thashetheme! Ata nuk janë hakmarrës, pasi e kuptojnë se bashkëpunimi vlen më shumë se akuzat apo dallaveret e ballkanit. Trump e tregoi në mandatin e tij të parë, me miliarderin George Soros nuk pati asnjë lloj lufte. Madje për Hillary Clinton deklaroi do e fuste në burg! Faktet janë aty mjafton të lexosh pak, fobia e shumicës në politikë.

E megjithatë asgjë të keqe nuk ka të ëndërrosh, vetëm se në politikë zgjimi nga ëndërra të bukura është më i hidhur së në jetën reale, aq i hidhur sa nuk ka fallxhore që të bën derman!

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë

‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë