Ardi Veliu: Brenda vitit sekuestruam mbi 72 mln euro pasuri dhe goditëm 32 grupe kriminale

Ardi Veliu: Brenda vitit sekuestruam mbi 72 mln euro pasuri dhe goditëm 32 grupe kriminale

Ardi Veliu

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu u shpreh se janë sekuestruar 72.1 milionë euro pasuri kriminale, gati dyfish në krahasim një vit më parë. Veliu u shpreh se janë goditur 32 grupe kriminale, 21 prej të cilave në fushën e narkotikëve.

"Ndër të tjera vlen për t'u përmendur sekuestrimi në total i 72.1 milion eurove pasuri të luajtshme, ose jo, llogari bankare dhe të ardhurave cash që kanë ardhur nga veprimtari kriminale të personave dhe grupeve kriminale ose 41.8 milion euro me shume se në 2018.

Gjatë këtij viti Policia e Shtetit ka qenë e angazhuar maksimalisht në përmbushje të prioriteteve kryesore në luftën kundër krimit të organizuar, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë, rritjen e standardeve të kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufirit, si dhe parandalimin dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Janë goditur 32 grupe kriminale, prej të cilave 21 grupe kriminale me aktivitet në fushën e narkotikëve. Janë zhvilluar 275 operacione policore, prej të cilave 62 operacione në bashkëpunim me partnerët dhe agjencisë ligjzbatuese ndërkombëtare, 175 operacione falë bashkëpunimit dhe besimit të qytetarëve. Janë kapur 1446 persona në kërkim ose 2.6% më shumë se në periudhën janar-shtator 2018", u shpreh Veliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?