Ardi Veliu në Hagë: Holanda dhe Shqipëria luftë të përbashkët grupeve kriminale

Ardi Veliu në Hagë: Holanda dhe Shqipëria luftë të përbashkët grupeve kriminale

Në ambientet e Europol-it në Hagë, Holandë u zhvillua Konventa e Drejtorëve të Policive Europiane për vitin 2019, e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Finlandeze e Këshillit të Bashkimit Europian. Në fokus të konventës ishin lufta ndaj krimit të organizuar, ndikimet e tij në shoqëri dhe roli i Europol-it si një platformë e Policimit Europian, evoluimi i krimit dhe bashkimi i forcave në luftën ndaj tij, si dhe domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit policor europian.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu mori pjesë në takimin e Drejtorëve të Policisë në Forumin e Salzburgut, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale me delegacionin e Policisë Spanjolle, me delegacionin e Xhandarmërisë Holandeze dhe me delegacionin e Policisë Holandeze.

Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e implementimit të teknologjisë bashkëkohore në fushën e IT dhe investimet në këtë drejtim, me qëllim ndjekjen dhe arrestimin sa më të shpejtë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët cënojnë sigurinë publike në vendet e përfshira në këtë forum.

Drejtori i Përgjithshëm Veliu zhvilloi një bisedë miqësore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare spanjolle Francisco Pardo Piqueras, Shefi i delegacionit. Veliu dhe Piqueras diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin.

Në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Gjeneralit të Xhandarmërisë holandeze Marinus Hendrickx, u theksua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve te përbashkëta në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm. Në këtë kuadër, u ra dakord për një takim të ekspertëve të dy agjencive, për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të ministrisë së Brendshme, gjenerali holandez Marinus Hendrickx shprehu falënderimet e tij për punën e përkushtuar të Policisë së Shtetit, për parandalimin e emigrimit të paligjshëm.

Veliu u takua dhe bisedoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë holandeze Erik Akkerboom. Gjatë bisedës, të dy drejtorët vlerësuan marrëdhëniet mjaft të mira mes dy policive dhe theksuan se  është i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy policive në luftën ndaj grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe Holandë. Për këtë u ra dakord që të zhvillohet një takim  ndërmjet ekspertëve të dy policive për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj krimit të organizuar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat