Këngëtari dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, ka zbuluar ‘dashurinë’ e tij më të madhe. Vetë Gjebrea shkruan në ‘Instagram’ se i është rikthyer dashurisë së tij, që është pikërisht kënga.

Ai ka lënë disa hite në historinë e muzikës shqiptare, ndërsa tashmë pritet të fitojë zemrat e qytetarëve me një tjetër hit, ku këtë radhë do të vijë me një duet tepër të veçantë. Në krah të Arditit do të jetë një njeri tepër i dashur për të, mbase më i dashuri dhe më i afërti, që është pikërisht vajza e tij Anna.

“Në studion e Darko Dimitrov…sepse këtë herë i rikthehem dashurisë – këngës  me një duet. E me kë tjetër? Me Anna Gjebrea”, shkruan Arditi.

arditi
(Postimi i Ardit Gjebresë)

d.c./shqiptarja.com