Argjendaria që “thith” grabitësit, ata që
e vodhën në 2012: 3 vjet e 4 muaj burg

Argjendaria që “thith” grabitësit, ata që<br />e vodhën në 2012: 3 vjet e 4 muaj burg
TIRANE - Dy djemtë e rinj të cilët grabitën një vit më parë argjendarinë e familjes Sinanaj të ndodhur në zonën e Selvisë në Tiranë, prej 2013-ës vuajnë dënimin në burgjet shqiptare për veprën penale të vjedhjes me dhunë.

30-vjeçari Redi Rrjolli lindur dhe banues në Shkodër dhe 27-vjeçari Klodian Martini lindur dhe banues në Dibër, janë dënuar nga Gjykata e Tiranës me nga 5 vjet secili, për grabitjen në bashkëpunim e cila mbeti në tentativë, ndërsa me zbritjen e 1/3 së dënimit, dy autorët u dënuan përfundimisht me nga 3 vjet e 4 muaj burgim.

PDF - Vendimi i plotë i gjykatës për grabitësit

Grabitja ndodhi pak pas mesditës së 31 Tetorit të vitit 2012, kur Rrjoli dhe Martini, hynë në argjendari dhe të maskuar e nën kërcënim, arritën të grabisin sasinë e bizhuve që ishin të ekspozuara. Autorët arritën të largohen me motor, por njofitmi në kohë të shpejtë i policisë nga pronarja e argjendarisë, bëri të mundur që dy të rinjtë të viheshin në pranga pranë zonës së Domjes.
grabitesit e argjendarise sinanaj 2013

grabitesit e argjendarise sinanaj 2013
(Ne foto, momentet e arrestimit te autoreve te grabitjes se argjendarise me 2012)

Grabitësit, u ndoqën menjëherë pas ngjarjes edhe nga Policia Private e argjendarisë, dhe gjatë në momentin që kanë kuptuar se janë në ndjekje, të  rinjtë e kanë flakur floririn e grabitur, i cili u gjet më tej nga Policia.
 
E njëjta argjendari, u bë sërish pre e grabitjes mëngjesin e kësaj të mërkure, ndërsa dy autorët vec floririt të grabitur nuk u “kursyen” të plagosin dhe pronaren e argjendarisë duke e qëlluar me tytën e pistoletës në kokë. Olta Sinanaj, është vajza e Rrapo Sinanajt, i cili në vitin 2011 mbeti viktimë e një tentative grabitjeje në argjendari, nga Viktor Gushi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin